Spartak Braho kërkon shkarkimin e pasuesit të Agron Tufës: Ka njollosur Luftën Antifashiste, është zgjedhur me votim të falsifikuar

Spartak Braho kërkon shkarkimin e pasuesit të Agron Tufës: Ka njollosur Luftën Antifashiste, është zgjedhur me votim të falsifikuar

Spartak Braho

Deputeti Spartak Braho ka kërkuar largimin nga detyra të Çelo Hoxhës, pasuesit të Agron Tufës në krye të Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri. Gjatë shqyrtimit të raportit të veprimtarisë vjetore të këtij instituti në Komisionin e Ligjeve, Spartak Braho ka pohuar se Çelo Hoxha nuk plotëson kriteret dhe se është zgjedhur Drejtor Ekzekutiv me votim të falsifikuar. “Z. Hoxha vjen në krye të këtij Instituti pas largimit të z.Tufa. Mendoj që z. Hoxha ka ardhur në drejtim të Institutit në shkelje të procedurave, të Rregullores dhe me një votim tërësisht antiligjor dhe të falsifikuar që e bën të dyshimtë dhe të papranueshëm faktin që në krye të këtij Instituti vendoset një person, i cili nuk ka respektuar procedurat përkatëse”, ka pohuar Braho.

Deputeti Braho ka deklaruar gjithashtu se Çelo Hoxha është një person i politizuar dhe se ka njollosur Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare. “Z. Hoxha është një person që nuk i plotëson kriteret për të drejtuar këtë Institut. Nuk mund të anashkalohet fakti që zoti Hoxha është njeri tërësisht i politizuar, i cili të  tërë zinxhirin drejtues të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, rreth 270 e ca drejtues, 200 prej të cilëve janë dëshmorë, i ka konsideruar si kriminelë. Ky është një fakt mjaft i rëndë. Unë nuk e di nëse i qëndron ose jo këtij përfundimi z. Hoxha, por ky është një turp për të dhe, njëkohësisht, një njollë e rëndë në veprimtarinë e këtij Instituti”, ka deklaruar Braho.

Deputeti Braho ka pohuar se për Çelo Hoxhën ka pasur edhe ankesa të shumta. “Në këto kushte, do t’i sugjeroja komisionit të orientojë Drejtorinë e Monitorimit të shqyrtojë dhe të verifikojë të gjitha ankesat e bëra nga shoqatat, me qëllim që të arrijmë në një konkluzion të saktë për rregullsinë e zgjedhjes së z. Hoxha në krye të Institutit”, ka thënë Braho. Deputeti Spartak Braho është përfshirë në një përplasje të ashpër dhe të gjatë me Agron Tufën, i cili në fund të vitit 2019 dha dorëheqjen nga drejtimi i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe pasojave të Komunizmit në Shqipëri, ndërsa kërkoi azil politik në Zvicër me pretendimin se ishte kërcënuar nga ata që Tufa i konsideron si enveristë dhe persona që kanë punuar në organet e drejtësisë komuniste.

Ndërkaq, Çelo Hoxha ka pohuar se mendimet për luftën i ka dhënë në cilësinë e historianit. “Për sa i përket luftës, unë jam studiues, jam doktor shkencash në histori dhe kam të gjithë autoritetin profesional për sa i përket fushës së historisë. Mendoj se në çdolloj debati për historinë mendimet e mia duhet të prevalojnë mbi mendimet e atyre që nuk kanë asnjë lloj kualifikimi për çështjet e studimit të historisë. Kushdo që ka kundërshtuar gjetjet e studimit tim për luftën e ka bërë këtë për qasje fisnore, sepse ka pasur babanë partizan, gjyshin, kushëririn e me radhë, por nuk ka pasur një studim shkencor për të kundërshtuar studimin shkencor”, ka pohuar Hoxha. Ai ka hedhur poshtë edhe pretendimet e Braho për mënyrën se si është zgjedhur në krye të Institutit.

Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot një projektrezolutë për vlerësimin e veprimtarisë vjetore të Institutit të Studimeve të Krimeve dhe pasojave të Komunizmit, duke i lënë disa detyra. Ndër të tjera, në projektrezolutë përfshihet edhe shqetësimi i ngritur nga Spartak Braho. Në dokument kërkohet një përgjigje dhe sqarim për të gjitha pretendimet për vendimin e Bordit për zgjedhjen e Drejtorit Ekzekutiv.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 02/06/2020 04:05

    INS.per studimet e krimeve e pasojave te komunizmit/ eshte I pa rregullt, ai duhej te kishte ne perberje njerez asnjanes ose me mire te ishin te huaj,ndryshe do kthehet si INS.e komunizmit qe denonin borgjezine,pra e njejta metode por ana tjeter e medaljes,s.d.q ky C.Hoxha duket se po lan hesapet me ata qe I perndoqen familjen.Ky institute eshte ngritur I teri mbi nje konflikt te paster interesi.

    Përgjigju
  • free: 02/06/2020 01:12

    Luften antishqiptare doje te thoje kelysh komunisti. Ate lufte qe anti shqiptaret kryen dhe vrane me qindra shqiptare qe donin atdheun e jo serbine

    Përgjigju
    • luftetari: 02/06/2020 11:11

      shko mor cop gari na dolen gjith ballistet e trathtaret heronj. ik mor cop muti se dhe ju kelyshet e tyre duhet me jua shtypur koken si te gjarperit se vec helm nxirni per luften ku dhane jeten 28 mije heronj. ik te qr se jeni te pa vlere si ne moral e ne ekzistence

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja