Spartak Koka: Reagim dhe distancim nga përmendja e emrit tim në bisedat mes Artan Hoxhës dhe Suel Çelës

Artan Hoxha dhe Suel Çela

Përshëndetje të gjithëve!

Kam obligimin qytetar dhe profesional të bëj këtë reagim publik për shkak të përmendjes së emrit tim në bisedat që pretendohet se janë mes të tretëvë në Maj dhe Qershor të vitit 2020 në dosjen e fundit të SPAK për organizatën kriminale të Suel Çelës ku të dyshuar për vepra penale janë dhe dy kolegë gazetarë.

Dua së pari të distancohem nga çdo përmendje e emrit tim në atë material ku flitet mes Suel Çelës dhe Artan Hoxhës për për ndërhyrje tek unë në favor të shtetasit Bujar Shega. As jam kontaktuar nga kolegu Artan Hoxha as nga Suel Cela as nga Bujar Shega dhe nga askush tjetër për të ndërprerë dhe as reduktuar materiale që lidhen me tematikën e folur per zhdukjen e Tauland Mazes. As më është ofruar rryshfet dhe as më është bërë presion.

Më vjen keq që kolegu Artan Hoxha ka arritur deri në këtë pikë që të bëj të qenë një gjë që nuk ekziston dhe të marrë nëpër gojë kolegët e tjerë dhe të flas në emrin e tyre. Me këtë koleg për shkak se nuk na lidh asgjë e përbashkët (përveç se para shumë vitesh kemi punuar në të njëjtën redaksi) kam folur në telefon vetëm dy herë gjatë katër viteve të fundit (në whatsapp) dhe asnjëra për ndërhyrje si dhe takimet rastësore në studion e emisionit Opinion ku kemi qenë të bashkëftuar  ftuar. Ndihem shumë keq kur mësoj çfarë ka bërë.

Të kthehemi tek tema. Dua të sqaroj se unë kam trajtuar për herë të parë në media në dy emisione të ndryshme (për këtë ndihem krenar) përgjatë datave 20 janar 2020 dhe 3 shkurt 2020 zhdukjen në rrethana të dyshimta të shtetasit Tauland Maze ose i njohur si Entoni Janushi. Shtetas i cili në vitin 2015 dyshohet se ishte tërhequr në pritë dhe ishte rrëmbyer në qytetin e Tiranës dhe sinjali i telefonit të tij për herë të fundit dilte në Peqin. Për këtë shtetas ka dyshime të forta se është rrëmbyer, vrarë dhe zhdukur trupi si pasojë e dyshimeve se ishte i përfshirë në vrasjen e dy vëllezërve Tola në Hollandë.

Subjekti i emisionit tim ka qenë zhdukja e këtij personi dhe lidhja me ngjarjen e Hollandës si dhe ndërhyrja për ta varrosur këtë çështje në të gjitha pikëpamjet. Për arsye se ishte një çështje e cila ishte pezulluar nga hetimi, duke qenë se dhe familjarët e Tauland Mazes dhe Entoni Janushit kishin frikë të kërkonin më tej të vërtetën apo të prononcoheshin, ne në ato dy emisione kemi pasqyruar të dhënat me rëndësi që ishin zbuluar dhe kemi ngritur pikëpyetje të shumta për cilësinë e hetimit dhe mos kryerjen e veprimeve të tjera hetimore. Ndër të tjera në dy emisionet e publikuara që mund ti gjeni lehtësisht në youtube e Rtv klan përveç babait që ishte kallëzues kemi vendosur që për arsye etike dhe ligjore emrat e të gjithë personave në cilësinë e dëshmitarit të mundshëm,  personit që ka dijeni për rrethanat e krimit ti vendosim në mënyrë të anonimizuar, pra me iniciale.Duke e vendosur dhë në një kontekst criminal, politik, policor dhe hetimi. Gjë të cilën e kam sqaruar dhe në emisionin e datës 20 janar 2020 dhe atë të datës 3 shkurt 2020. Subjekt i anonimizuar (me iniciale) për dëshminë e dhënë ka qenë dhe shtetasi Bujar Shega alias Marsel Shega i cili ka pranuar njohjen dhe ishte lidhje shoqërore e të zhdukurit Tauland Maze ose Entoni Janushi.Për të cilin ka folur në kallëzim baba ii të zhdukurit se ishte personi që dyhsohej ta kishte kërcënnuar të birin pak para zhdukjes.

Ndërsa për Spak kam këtë sqarim linqet që pretendohen se janë të reduktuara i keni si pjesë përbërëse të videos së plotë dhe janë ndarë si të tilla që çështje me rëndësi të emisionit të plotë të gjendeshin lehtësisht si video e shkurtër.

Emisioni i plotë është publik dhe nuk është prekur asgjë. Nga data 3 shkurt 2020 nuk kemi patur të dhëna tjetër që do të na ndihmonin për të vijuar më tej.

E vërteta e këtij rasti është publike nuk mund të fshihet, videot janë publike të pa  reduktuara. Sot kur bëhen thuajse 10 vjet e vërteta rreth fatit të Tauland Mazes është ende enigmë.

Kush ishin personat me pushtet që ndërhynë?Përse nuk iniciua asnjëherë hetim serioz,për të zbardhur dy ngjarje atë të Rotterdamit me dy viktima dhe këtë të Tiranës me një të zhdukur që qeliza telefonike për herë të fundit dilnin në Peqin. Pa trup nuk ka krim. Kushi ishin zyrtarët e lartë të policisë, prokurorisë dhe politikës që vendosën ta varrosnin hetimin dhe ta mbanin sekret mediatik për 5 vite rrjesht? Misioni ynë është të rrëmojmë për të vërtetën dhe të flasim për të ndërgjegjësuar institucionet për të vepruar kur konstatojmë padrejtësi dhe neglizhencë dhe të mos heshtim. Ne nuk mund të shkojmë përtej kur nuk ka vullnet politik, policor dhe hetues të prokurorisë për ta hetuar të vërtetën e kësaj ngjarje dhe për ta zbardhur ngjarjen. Emrat e personave që e kanë nisur këtë hetim janë në dokumenta. Ka patur oficer me integritet që kanë dashur të bëjnë punë por nuk janë lejuar. Ka patur drejtues policie, prokurorie dhe politikanë që kanë ndërhyrë të mos hetohej. Kjo është pyetja kush ndërhyri dhe përse ? Kush ishin fijet dhe manovrat që bënë për ta fshehur këtë ngjarje?

Dy emisionet që unë bëra që vijojnë të jenë publike ranë në vesh të shurdhër nga të gjithë institucionet. Shpresoj shumë që SPAK me materialet e reja që ka në dispozicion nga transkriptet e Sky ecc të zbardhë të vërtetën e vrasjes së vëllezërve Tola dhe fatin enigmatik të Tauland Mazes.

Titujt e emisioneve të plota  në youtube ku mund ti gjeni lehtësisht janë :

 1.Uniko - Roterdam -Tirane, ku u zhduk Taulandi? (20 janar 2020) 

2.  Provat e reja nga zhdukja e Tauland Mazes në vitin 2015 

Po ashtu ju ftoj kush nuk i ka parë të ndjek në Youtube dy emisionet që kam bërë në fund të qershorit dhe fillim korrikut 2020 me titull “Vrasjet e Përsosura të Elbasanit”  ku kam guxuar të përshkruaj shumë gjëra që nuk ishin thënë për grupet kriminale, ku kam bërë një përshkrim të detajuar për grupin Çela si dhe  dëshmia e Shkëlqim Pepkolës ish zyrtar i larte i policise Elbasan, që foli nga vendi ku kishte vajtur për të kërkuar azil specifikisht për grupin “Çela” dhe rritjen e frikshme që kishte marrë ky grup dhe mbeshtetjen që i ofrohej këtij grupi në këtë qytet.

Uniko - "Vrasjet e persosura" te Elbasanit! (29 Qershor 2020) 

Uniko - “Vrasjet e persosura” te Elbasanit 2005-2015! (Pjesa II) - 6 Korrik 2020 

Uroj shumë që dy kolegët gazetarë të sqarojnë pozicionin e tyre para ligjit,në raport me kolegët dhe veçanërisht me publikun si dhe uroj të jenë të pafajshëm. Pres nga Artan Hoxha një shpjegim. Po ashtu uroj që SPAK të vijojë punën me profesionalizëm për të zbardhur ngjarjet e vjetra duke çrrënjosur kulturën e pandëshkueshmërisë dhë të paprekshmëve. Endërra për një Shqipëri të ndryshme duhet të jetë energjia që të na bëj të ndihemi gjallë.

Sqaroj se dhe hetimet per organizaten Çopja ju kujtohet perflitet  dhe del se në biseda se nje gazetar ka kërkuar  120 mije euro që te mos fliste më kundra emrave të tyre vëllezërve Çopja, Kel Kamamit, Altin Ndocit dhe Talo Celes.

SPAK duhet të bej publike emrin dhe të vër para përgjegjësise çdo gazetar që është bërë palë me bandat dhe ka mbyllur gojën në këmbim të shukut me euro dhe lekë.

Është i njëjti grup Çopja që mbështeste Talo Çelen  dhe e financonte të kryente vrasje, të cilin e kam marrë në intervistë në Korrikun e vitit 2020. Kushti im i vetem për atë intervistë kanë qenë pyetjet. Qq unë mos të kushtëzohesha të pyesja dhe siç del më vone  në bisedat e sky ecc, ai ankohet se i kishte mbetur në mendje përse e  kisha pyetur për vëllezërit Çala etj.

Jam krenar që për realizimin e asaj interviste dhe të tjera, as nuk jam përlyer dhe mendoj se kam treguar një standard të lartë profesional duke u fokusuar vetëm tek misioni për të zbardhur të vërtetën me pyetje që venë në veshtirësi kriminelat e regjur dhe jo per t`iu bërë reklamë e fresk atyre.

Jam i ndërgjegjëshëm se ky sektor është i vështirë dhe i rrezikshëm për secilin për secilin që raporton kundra krimit. Por dinjiteti është dhe duhet të jetë më i rëndesishem se gjithçka tjetër.

Kush ka marrë lekë nga organizatat kriminale dhe ka folur në emër e për llogari të tyre, duhet të mos e ushtroj më këtë profesion.

G.K/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 30/11/2024 12:46

    Dhe ti zduhet te jesh ma I mir se kto llumrat e tjer, se nuk te del emni kot aty se mekenme del mu?!

    Përgjigju
  • Qytetar: 29/11/2024 13:59

    Nje pergezime I Madh per gazetari. E ndershem Spartak Koka! NE kete llumhane Jane Spartaket e paket fare qe e bejne shpetimin e perparimin..

    Përgjigju
  • @papa: 29/11/2024 07:49

    Mos harro se tu vra në tavolin Elton Çiço..

    Përgjigju
  • Bravo: 28/11/2024 18:55

    Spartak Koka asht gazetari ma i mire ne Shqiperi, mos e krahasoni me plehra si Artan Hoxha.

    Përgjigju
  • Veriu: 28/11/2024 18:01

    Spartak Koka mund te jete i vetmi gazetar kronike qe esht tregu profesionist, i paanshem dhe me kembe ne toke ne deklarat e tij ne emisione. Sikur te ishte Tani si Spartaku, nuk do e kishte gjet veten ne ate vrime te zez qe esht sot Kjo esht e verteta

    Përgjigju
  • Lushnja Lushnja: 28/11/2024 17:54

    Po ty zoti Spartak te paska paguar me shume pala tjtr ?

    Përgjigju
  • Jari N: 28/11/2024 16:37

    KOKA, mos ke qënë në një tavolinë në Bllok kur ndodhi një plagosje dhe shënjestra ishte Vis Martinaj, na thuaj se ça kërkonte një si Ju pseudo gazetar kronike me botën e krimit ??, po të them një gjë që, do ta hashë nga bandat që rri me ta e jo nga Ligji o fare e keqe që tani më bën të ndershimin tani.

    Përgjigju
  • Populli: 28/11/2024 15:59

    S ka ngel njeri n ket hale

    Përgjigju
  • XXX: 28/11/2024 15:14

    Spartak Koka o kurvicke bulevardi, mos u bej shume trim se do e hash te gjatine dhe ti, klysh i korruptuar je si Tani

    Përgjigju
  • xhemal: 28/11/2024 14:47

    Taku,tani ,taket e tanet e TV Jane ,Kane qene ,sherberore te plotikes ,grupeve kriminale,dhe servile te pronareve ku punojne..te rralle Jane gazetaret e pavarur,guximtare,te vendosur,te drejte,qe punen e tyre e Kane mision publik per te miren e miliona njerezeve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Emigrantët kthehen për Vitin e Ri, fluks në Qafë-Thanë! Pritje deri në 40 minuta, punohet me 4 sportele

Emigrantët kthehen për Vitin e Ri, fluks në Qafë-Thanë! Pritje deri në 40 minuta, punohet me 4 sportele