Deputetët e Partisë Demokratike, në Sallën e Kuvendit të Shqipërisë, i kthyen shpinën foltores së Kuvendit, kur aty po fliste kryeministri Rama.
Dhe Rama i talli, por tallja e tij ishte se e kuptoi që deputetët e djathtë të kuvendit, ishin në kompleks inferioriteti.
Por e rëndësishme për të përmendur është se, nga kjo sjellje apo gjest në Sallën e Kuvendit të Shqipërisë kuptohet inkoshienti i tyre që është kundër shqiptarëve që kanë qenë zgjedhës të atij Parlamenti.
Kjo sepse, jo se këta janë të ligj, por se nuk e njohin shtetin që po përfaqësojnë. Sepse në realitet ata i kanë kthyer shpinën popullit shqiptar.
Por...
Pse u ndodh kjo?
Sepse ende nuk e dinë që ata janë përfaqësues të popullit dhe jo të instinktit të pushtetit.
Në një shoqëri apo në një shtet ku deputetët e parlamentit të tij, nuk e dinë se duke qenë në sallën e Parlamentit të Shqipërisë ata janë përfaqësues të Shqipërisë, tregon që demokracia që mendojnë nuk do të jetë kurrë realitet, derisa këta të mos jenë më deputetë.
Por gjithsesi e rëndësishme është të thuhet se këta deputetë të djathtë të Kuvendit të Shqipërisë u kuptua që shpesh ata ndihen si kaçakë.
Sipas fjalorit të gjuhës shqipe dhe shqipes së vjetër:
Kaçak - do të thotë cub mali.
Por karakteri i cubit të malit apo kaçakut është në thelb mospërfillje ndaj rendit dhe shoqërisë ku ti po jeton, dhe si rregull, kaçaku e kishte si traditë sjelljeje që, ata që ai nuk i pranonte i fyente duke u treguar shpinën dhe jo fytyrën.
Dhe këtë befas e pamë në Kuvendin e Shqipërisë.
Në thelb kjo sot mund të quhet komedi e krijuar jo nga dija, por nga injoranca që deputetët e Kuvendit të Shqipërisë i kaloi befas në kaçakëri kundrejt shtetit të Shqipërisë dhe parlamentit të saj.
Komente












Po shihet mir kush i komandon skan si sillen ndryshe. Peshku qelbet nga koka
Përgjigju