Spartak Ngjela: A do të shpërbëhet Serbia mbas Shqipërisë së Bashkuar?

Spartak Ngjela: A do të shpërbëhet Serbia mbas Shqipërisë së Bashkuar?

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç

Shqipëria e bashkuar, si forcë arbërore në Ballkanin Perëndimor, nëse në Beograd, me Vuçiç, do vijojë të jetë politika e Sllobodan Milosheviçit, dobësimi integral i Serbisë do të sjellë shpërbërjen e saj. Po Shqipëria e Bashkuar ka ardhur ndërkohë në atë stad sa që të quhet ky një fakt historik që do të ndodhë domosdoshmërisht? Po. Shqipëria e Bashkuar ka ardhur në atë stad sa ky bashkim të quhet fakt historik.

Janë dy shtete shqiptarë në Ballkanin Perëndimor. Fitimi ndërkombëtarisht i pavarësisë së Kosovës, si njohje ndërkombëtare, domosdoshërisht të çon në zhvillimin e referendumit për bashkim kombëtar, në Shqipëri dhe në Kosovë; dhe, pas këtij referendumi bilateral, Republika e Shqipërisë me kushtetutën e re mban brenda vetes edhe Republikën e Kosovës.

Kjo është historia që po pritet të vijë me siguri historike. Luftërat për çlirim, që përkrahen nga Uashingtoni dhe Brukseli, nuk ka mundësi të mbyllen pa arritur në qëllimin maksimal të nisjes së tyre.

Prandaj... Kjo është koha e ringritjes arbërore të Shqipërisë. Forcat retrograde antishqiptare në Shqipëri dhe në Kosovë, që tani, janë të mundura. Kjo është koha e madhe e Shqipërisë Etnike.

Prisni dhe shikoni...

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UKU MOMLIT: 17/08/2022 20:25

    Ik,ik e futja vrapir o delirantngjala,mos prashit misrin e nacionalisteve serbë,ne kete situate delicate.

    Përgjigju
    • Bureto: 17/08/2022 23:56

      Mos e merrni seriozisht, narcistin delirant Taku Ngjela!Vetëm përsëritja me dhjetra e qindra herë, në "an alizat" e tij, e tog fjalështit: "Prisni e do shihni!", dhe broçkulla të tjera si këto, tregojnë se është rëndë i ziu!

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë