Spartak Ngjela:FBI ka nisur hetimin
e dosjeve me emra konkretë

Spartak Ngjela:FBI ka nisur hetimin<br />e dosjeve me emra konkretë
Avokat Spartak Ngjela thotë se FBI ka nisur hetimin e dosjeve të korrupsionit elitar me emra konkretë.

Janë katër ingredientë të sistemit të ri që krijojnë sigurinë e suksesit: prokuroria speciale, gjykata speciale, hetimi special dhe Vetingu. Me anë të Vetingut do të arrihet që hetimin special, prokurorinë speciale, dhe gjykatën speciale, t'i zgjedhin ekspertët amerikanë dhe europian-perëndimorë. Madje një numër jo i vogël shqiptarësh po trajnohen ndërkohë në Amerikë për së mbari. Që tani, të trainuarëve iu janë dhënë dosjet me emrat konkretë të personave të pushtetshëm që do të vihen nën hetimin, hetim ky që pritet të fillojë menjëherë”, shkruan Ngjela. Sipas tij, mbasi të kryhen hetimet, do fillojë funksionimi i prokurorisë speciale dhe gjykatës speciale, të cilat do të ndërtohen me shqiptarë të ndershëm dhe të ndërgjegjshëm. “Menjëherë pas nisjes së këtij procesi, fillon hapja e negociatave për në Bashkimin Europian: ne do të shohim njëherësh ndëshkimin e keqbërësve në një krah, dhe lundrimin drejt Bashkimit Europian me investime dhe zhvillim real të reformave tona, në krahun tjetër: reformën institucionale, reformën në arsim dhe reformën ekonomike; dhe, mbi të gjitha, do të fillojë ristrukturimi i tregut të mallrave dhe tregut të punës. Sepse ne sot, si pasojë e korrupsionit dhe mungesës së drejtësisë, nuk e kemi as tregun ligjor të mallrave, dhe as tregun ligjor të punës”, shtoi Ngjela.

Avokati pohon se Shqipëria dhe shqiptarët po shpëtojnë nga një rrezik i madh.

Ne vetë nuk e ndërmerrnin dot shpëtimin tone; ndihma amerikane ka qenë jetike. Këtu del një pyetje: A mund të ketë kthim mbrapa në reformë? Jo... kjo është një pamundësi absolute. Politika amerikane dhe ajo gjermane e kanë mbyllur këtë çështje, dhe Reforma tani quhet një "sistem i mbyllur". Le të vërtiten kot nëpër stacionet televizivë dhe nëpër gazetat e korrupsionit lakejtë mbrojtës të korrupsionit shqiptar: Gjithçka është mbyllur. Prandaj prisni dhe shihni ditët që do vijnë”, shkruan Ngjela.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor

Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor