Spartak Ngjela: Investitorët
kalonin nga zyra e Argitës 

Spartak Ngjela: Investitorët<br />kalonin nga zyra e Argitës 
Avokat Spartak Ngjela mendon se Reforma në Drejtësi do të prekë interesa të mëdha. Ai thotë se tabori i Berishës ka bërë kërdinë me pronat publike, ndërsa çdo investitor kalonte nga zyra e Argitës.

 “Kudo, në çdo aspekt ekonomik, do shihni egërsira të lëshuara drejt trupit të drobitur të Shqipërisë e të shqiptarëve; mijëra hektarë toke në Jug, të marra nga pronarët legjitime dhe të regjistruara në emër të njerëzve të panjohur fare në Jug; kudo tabori Berisha që sillet sikurse silleshin me popullin e tyre feudalët e mesjetës se hershme; grupe të mëdhenj financiarë, që kanë ardhur të investojnë në Shqipëri dhe u është kërkuar nga Saliu që investimin e tyre ta bënin mes zyrës së vajzës së tij. Një nga këta është Romano Prodi, ish kryetari i Komisionit Europian, që ka ikur me grupin e tij i lebetitur nga Shqipëria”, shkruan Ngjela.

Sipas tij, tabori Berisha ka dashur të privatizojë pjesën më të madhe të Shqipërisë. “Çdo na dëgjojnë veshët! Çdo shërbim qeveritar është kryer me pagesë të drejtpërdrejtë; çdo pronar për kthim fizik pronash, është drejtuar te zyra e vajzës së Saliut: një babëzi e parë nga idalgot primitivë, që me urrejtje kanë dashur të privatizojnë për vete pjesën më të madhe të Shqipërisë bregdetare dhe Shqipërisë alpine. Kudo tabori Berisha, deklarohet i provuar. Pas tij dhe rondokopi Meta, një tjetër çudi ky; se ky nuk di të ruhet fare nga ish ministrat apo ministrat e tij: me bllok në dorë, si pashallarët otomanë, kërkon gjobat mujore që iu ka vënë ministrave të tij, hyn në miniera dhe pagesa mitmarrjesh në shëndetësi, në energjetikë, në bujqësi, në licencimet e investimeve mjedisore, në Drejtorinë e Burgjeve, në të gjitha burgjet, kudo ku mund të paguhen shërbimet. Mijëra emërime në administratën shtetërore me parapagim nga njerëzit e emëruar…”, thotë avokatit. Ngjela shton se tashmë Reforma në Drejtësi ka mbaruar. “E pse të zgjatemi me tej. Shqiptarët do të dëgjojnë degradimin e urrejtjes kundrejt tyre, nga banda të lëshuara si ujqërit mbi shqiptarët. Por Reforma tani ka mbaruar. Nuk e ndalon dot asnjë forcë. Ne shqiptarët do të hyjmë në historinë tonë të re të dinjitetit njerëzor, moralitetit dhe të drejtësisë… më në fund, pas një shekulli”, shkruan Ngjela. 

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital