Spartak Ngjela në Report Tv: Opozita dhe PD kanë impakt negativ prej Saliut! Me ëndrra kërkon të rikthejë veten! Nuk mund të ketë të djathtë anti-amerikane

Avokati Spartak Ngjela ishte i ftuar në Report Tv ku komentoi debatet në Kryesinë e Partisë Demokratike pas zgjedhjes së drejtuesve të 12 qarqeve. Sipas Ngjelës opozita dhe PD kanë një impakt negativ në shoqëri dhe kanë rënë në sondazhe pasi kryetari Berisha është në arrest shtëpie.

'Opozita ka një impakt negativ në opinion se kryetar është u arrestuar. Mendoni se nuk influencon në pikët që duhet të marri në opinionin publik. Sondazhet i ka shumë keq. nuk po dijnë të dalin nga kjo gjendje. Kryetari i arrestuar për korrupsion nga SPAK dhe SPAK e drejton nga ndërkombëtarët. Prandaj këta janë dobët. E dobët se e ka kryetarin të arrestuar. Nëse dënohet para zgjedhjeve para fushatës, ai nuk ka të drejtë për të qenë më në politikë. Opozita e dobët dhe nuk ka marrë masa se kush do e zëvendësojë dhe socialistët e kanë në favor.'

Më tej, sipas Ngjelës ajo që e rëndon situatën është se Berisha u shpall non grata dhe një parti e djathtë në Shqipëri nuk vjen në pushtet nëse është anti-amerikane.

'Çështja që këto i ka në disfavor, opozita është e përçarë. Duhet të gjendet arsyeja. Është Berisha, nuk mund të drejtojë Berisha të djathtën zonjë. Është non grata në Amerikë. Të djathtë anti amerikane nuk mund të ketë në Shqipëri. Mban dhe PD varur. Nuk ka opozitë, të tjerat janë artikulime të dobëta me këtë gjëmë që iu ka ndodhur.'

Sa i përket kërkesës dhe thirrjes së përsëritur të Berishës për qeveri teknike, Ngjela shprehet për gazetaren Esmeralda Dodaj se këto janë të kota dhe fantazira.

'Asgjë. Saliu nuk e ka aktiv, është në akuzë penale. Por ai është në një gjendje të tillë që mendon se me një revolucion berishjan do rikthejë veten. Është ëndërr në pamundësi. Është në akuzë. Fakti që nuk heq dorë nga politika, se një parti e djathtë nuk mund të jetë anti amerikane, nuk ka fjalë tjetër. Po  nuk largohet dhe ta lërë të djathtën të rigjenerohet nuk do ketë të djathtë shqiptare.'

E pamundur për Ngjelën që Berisha të vijë në pushtet duke iu folur njerëzve nga dritarja.

'Nuk ka kryetar, e kanë burg. Si mund të fitosh zgjedhjet nga burgu. Është pamundësi absolute. Nga penxherja do i flasi popullit. Është në hallin e vet dhe kjo nuk zgjidhet në asgjësimin e së djathtës. Nëse tërhiqet nga PD, SPAK nuk e lëshon sepse e drejton Uashingtoni, nuk ka shpresë. Fakti që e mbajnë e ka shumë të vështirë pafajësinë. E ka dhe SPAK, atje janë ekspertët ndërkombëtarë. Duan të reformojnë Shqipërinë me një luftë anti korrupsion. Po SPAK ka arrestuar Saliun për korrupsion, paguhet nga ndërkombëtarët.

Kjo parti nuk fiton zgjedhjet. Ka kryetarin non grata.'

Sa i takon Asamblesë së PS, ditën e nesërme, avokati e shikon forcën mazhoritare si shumë të favorshme përballë kundërshtarit.

'Duhet ta dëgjojmë,. Ata janë në sukses për zgjedhjet e ardhshme se është e dobët opozita. Ata e kanë në favor, e kanë të sigurt. Nuk mund të flasim me fantazi.'

G.K/A.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65- vjeçari