Ka dy ditë që flitet për një fantazmë prej gjashtë milion dollarësh që qarkullon nëpër dejet e sëmura të Partisë Demokratike.

Por shqiptarët, si edhe shtypi nuk ndiejnë ndonjë shqetësim, edhe pse kanë shkruar për këtë çështje.

E si mund të ndiejnë shqetësim kur e dinë se këta kanë qenë dhe janë politikanët e lartë të Shqipërisë në 30 vite rresht.

Dhe koha ecën me ta vijimisht, prandaj shqiptarët me të drejtë thonë: nuk kemi se çfarë t'iu bëjmë, sepse kështu janë të gjithë.

Dhe koha jonë, përderisa është e pushtuar me këtë psikikë, kuptohet se nuk do të ketë zhvillim.

Po si e ka zgjidhur  Perëndimi i lartë e i zhvilluar këtë çështe morale, sepse, sipas historisë, është e provuar se edhe ata shtete që sot e kanë vendosur drejtësinë, në fillimet e tyre mes korrupsionit kanë kaluar.

Po, mes korrupsionit kanë kaluar, dhe prandaj njerëzit e mëdhenj të tyre e kuptuan sak, e vendosën dhe e zhvilluan në sistem teorinë e madhe që, korrupsioni dhe abuzimi shtetëror luftohen vetëm me një pushtet gjyqësor të drejtë dhe të pakorruptuar.

Dhe prandaj përgjigjja jonë për këtë çështje është: nëse nuk do ta mposhtim dot korrupsionin, ne shqiptarët nuk do të kemi të ardhme.

Nëse shtetin e ka pushtuar korrupsioni i lartë i pushtetarëve që vinë e ikin me mendjen, jo te Shqipëria dhe shqiptarët, por te paraja që mund t'ia përvetësojnë edhe shtetit, edhe shqiptarëve, gji sigurisht që gjithçka do të ecë në krim dhe padrejtësi.