Të gjithë shqiptarët qeshin me teatrin absurd të Sali ziut! Sali ziu donte të merrte Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike, por nuk... Një "Nuk!" të fortë dhe me zë të lartë iu dha nga Grupi. "Nuk!", ka kudo për këtë njeri-gënjeshtër, por ai vijon. Qeshin të gjithë shqiptarët e ditur me të, por ai vijon, edhe pse takohet me mohimin që i bëhet kudo. Por ai vijon... Sepse kërkon t'u thotë amerikanëve - Shqipëria është imja. Dhe të gjithë qeshin me teatrin e tij absurd që ditë për ditë po u thotë shqiptarëve: po vjen pushteti i tij, domethënë - Godoja. Por Godoja e Saliut nuk dëgjon nga veshët. Kurse përkrahësit e tij e presin Godonë me seriozitet, edhe pse janë zënë liksh prej Saliut dhe nuk kanë ku të shkojnë.
Megjithatë, ata të afërmit e tij dje u mërziten shumë, sepse Saliu nuk e mori dot grupin parlamentar, edhe pse dhëndri i tij u bëri thirrje deputetëve të Partisë Demokratike të shkonin me Saliun, duke u thënë: hajdeni te Saliu se keq do ta kishin kur të vijë Godoja. Por ata nuk e dëgjuan. Kurse Saliu nuk po flet. Siç duket është i bindur se do t'i vijë Godoja. Por koha po i ikën, dhe asgjë nuk ka në vijë. Godoja nuk po duket Sali. Por... "Ja, ja shikoheni"! Bërtet Saliu duke shtuar: "ja, te kthesa është Godoja, priteni, se do të dalë".
Dhe koha ikën, dhe amerikanët qeshin me të, kurse shqiptarët i ka bezdisur sa nuk e shohin dot më me sy. Por Saliu s'pyet, ai vijon përditë të mbledhë një grusht njerëzish, shumica të paguar, dhe vetëm flet. Dhe televizionet kombëtare e transmetojnë, se paguhen, sigurisht. Po Saliu, çfarë fiton? Asgjë nuk fiton, po zbut marazin dhe frikën e tij të brendshme me gënjeshtrat që i llomotit ditë për ditë, dhe nuk thotë asgjë. Po si do të shkojë puna e tij? Ja kështu, me Godonë në gojë, derisa Kuvendi i Shqipërisë të miratojë projektligjin që ka depozituar në Parlament kundër tij. Çështje ditësh është...
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7421
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: E marta e kiametit...
23 Nëntor, 19:52
-
Berisha i refuzuar nga militantët, porosi drejtuesve të qarqeve për protestën: Të martën sillni sa më shumë njerëz në Tiranë
23 Nëntor, 18:35
-
'Të rezistojmë, të ngremë krye', Salianji letër nga burgu, kërkon drejtësi për Martin Canin: Asgjë nuk vjen vetë! Aq më keq po t’ia lësh në dorë kryeministrit
23 Nëntor, 17:59
-
Intervista e Dumanit/ Lapardhaja: Dje konfirmoi që SPAK dhe ai janë indiferent ndaj sulmeve politike! Një prokuror që nuk ka marrë asnjë dhuratë, fat për shoqërinë shqiptare
23 Nëntor, 17:35
-
Jorida Tabaku: Socialistët i trajtojnë pensionistët si grup elektoral dhe i gënjejnë për vota! Ata meritojnë dinjitet dhe vlerësim
23 Nëntor, 15:44
-
Pas 7 refuzimesh, Berisha s'heq dorë! Këmbëngul për liri në Gjykatën e Lartë
23 Nëntor, 15:41
-
Zgjedhjet 2025/ Bardhi: Betejë për jetë a vdekje! Në Kuvend, gratë deputete shpesh herë më shumë luftarake se burrat
23 Nëntor, 14:08
-
Megjithë përpjekjet dhe ndihmën e përfaqësuesit grek, PD nuk arrin ta përfshijë Sali Berishën në rezolutën e PPE-së
23 Nëntor, 12:17
-
Dumani me 3 apartamente? Kreu i SPAK i përgjigjet Berishës: Kurrë në jetën time s’kam pranuar jo ryshfet, por as dhuratë mbi 100 dollarë
22 Nëntor, 21:48
-
Altin Dumani: Indiferent ndaj sulmeve të politikanëve, SPAK s'mban grafikë ndaj kujt ushtron ndjekje penale! Rëndësi kanë provat, jo emri! Në Sky gjetëm lidhjet e krimit me politikanë e zyrtarë
22 Nëntor, 21:22
-
Mero Baze: Mesazhi i Berishës, nga ‘gjyqi’ i sajuar kundër Ivi Kasos
22 Nëntor, 19:24
-
'Studio Live'/ Vendimi i GJK për Berishën, Haklaj: E quajti arrestimin të ligjshëm, unanim 8-0! Meta humbi burrërinë, kërkoi pasaportën! Faik Basha: Është më i frymëzuar se kurrë
22 Nëntor, 18:01