Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje

Foto: Kuvend, 26 korrik 2024

Turp historik për këta që shkelmuan zhvillimin kombëtar, nuk lejojnë votim të lirë, dhe nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje.

Injorantë.

Dhe nuk po i lënë shqiptarët të votojnë të lirë.

Lista të mbyllura, thonë, dhe shqiptarët duhet të votojnë, jo për individin që duhet ta njohin si deputetin e tyre, dhe ta votojnë atë duke e dëgjuar në fushatën elektorale, në debate me rivalin e tij të partisë tjetër. Jo!

Sepse shqiptarët janë të dënuar nga partitë dhe prandaj ata duhet të votojnë per kryetarin e partisë. Kurse deputetët i ka zgjedhur kryetari, dhe njerëzit duhet t'i votojnë.

Po deputetët?

Ata nuk hapin gojë...

Sepse ata i zgjedh kryetari, dhe kryetari u jep shqiptarëve vetëm emrin e partisë. .

Po kryetari kush është?

Janë dy parti të mëdha, por njëri nga kryetarët është i arrestuar me akuzën e korrupsionit, dhe po e drejton partinë nga burgu.

Si lum ajo parti!

Dhe rri ende kryetar partie, se e di dhe e ka ditur në tridhjetë vite rresht që partinë e ka pasur pronën e tij.

Kurse...

Ky tjetri, i partisë tjetër, nuk e kupton se ç'është historia e një shteti dhe ç' është demokracia.

Jam unë, thotë, dhe nuk e di se si mund të rrokullisen ngjarjet në Shqipëri i, dhe nuk e lejon ligjin zgjedhur të jetë maxhoritar, por nuk lejon as zhvillimin e Shqipërisë.

Nuk duhet të votoni për individin, thonë kryetarët, por vetëm për kryetarin partisë. Dhe prandaj në elektorat nuk ka fare individualitete. Domethënë nuk ka zhvillim të një shteti të lirë, por vetëm imponimin e dy kryetarëve e që u thonë shqiptarëve: ja, kjo është Supa, dhe ju duhet ta hani.

Sepse kryetari i partisë ka frikë se mos, në zonën e tij zgjedhore, mund të vendoset një kandidat brilant, dhe na i mund kryetarin, dhe po të jetë ligji maxhoritar, kryetar ziu duhet të shkojë në shtëpi, dhe ta lërë partinë.

Dhe Shqipëria prandaj ecën në tym.

Njeri kryetar partie mban tjetrin, dhe të dy shkelin mbi shqiptarët dhe mbi Shqipërinë. Kurse kryetari e ka të sigurt daljen si deputet, sepse del me përqindjen e partisë, se është i pari në listë.

Ja, këta janë...

Por askush nga këta nuk e di se çfarë po vjen në Shqipëri.

Veçse...

Duhet ta dinë se po vjen zhvillimi i Shqipërisë me luftën antikorrupsion, luftë kjo që nuk e drejton politika aktuale në Shqipëri, sepse SPAK, që është institucioni suprem juridik antikorrupsion, drejtohet nga ekspertiza amerikane.

Dhe shqiptarët prandaj po presin çlirimin e tyre nga të korruptuarit e lartë.

Dhe sigurisht që nuk po presin kot.

Prandaj ndërkohë...

Është një kryeministër e janë dhe pesë ministra të arrestuar për korrupsion.

Po akti antikorrupsion vijon, dhe Shqipëria është nisur drejt Bashkimit Evropian.

Prisni she shikoni...

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 29/07/2024 02:43

    Te lumte pena i nderuari z.Spartak Ngjela!

    Përgjigju
  • Kovaçi: 28/07/2024 08:18

    Dyzer vjet ne diktature, dyzet dhe ne trmokraci!! Na iku jeta dhe nuk pam dy dite te bardha. Ngelem gjithmon Thanas shterngo rripin! Kur do vij ajo dite kur do vije ai djal qe te shohim dy dite te bardha ne keto pak vite qe na kane mbetur??

    Përgjigju
  • Po mër po: 28/07/2024 08:17

    Po votimin e lirë nuk e lejojnë jo vetëm ata por dhe Euroatlantikët nuk e duan. Sepse ju del që nuk është gjithmonë Rama a Saliu a Basha ose Iliri që bëjnë politikën e tranzicionit pa mbarim. Po dalin më shumë mashtruesa si këta më sipër.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'