TIRANE, 21 Gusht/ATSH/.- "Spartiti per Scutari Orchestra" e drejtuar nga fizarmoniçisti Bardh Jakova, pas koncerteve të suksesshme nëpër qytete të ndryshme të Italisë, do të japin sonte një koncert në Shkodër, në vijim të turneut ballkanik që u ndal më parë në Prizren (më 18 gusht) dhe Gjakovë (më 19 gusht).
"Spartiti per Scutari Orchestra" e drejtuar nga Bardh Jakova, që prej disa vjetëve përhap muzikën shqiptare nëpër Itali, për të parën herë jep koncert në Shqipëri, pikërisht në qytetin të cilin mban edhe në emër.
Spektakli në Shkodër do të jetë një emocion i veçantë për të gjithë "Spartiti per Scutari Orchestra", dhe në veçanti për Bardhin që kthehet në shtëpi me një "dhuratë" të madhe për vendlindjen e tij e për veten.
Orkestra ka lindur shtatë vjet më parë në Forlì në formën e një laboratori, falë vullnetit të Bardh Jakovës, që është ushqyer me muzikën e bukur shqiptare që i vogël. I rritur në një familje artistësh shkodranë, bir i Çesk Jakovës dhe nip i Prenkë Jakovës, Bardhi është diplomuar në fizarmonikë në Tiranë dhe në Pesaro. Dashurinë e tij për muzikën tradicionale shqiptare ka ditur ta përcjellë më së miri në Itali ku jeton, fillimisht nxënësve të tij e më pas miqve duke i përfshirë në një laborator muzikor të kthyer sot në orkestër që ka nga 15 deri në 20 muzikantë dhe që në sheshet e qyteteve italiane kanë bërë për vete publikun e gjerë me muzikën shqiptare e ballkanike.
Është emocionuese të dëgjosh në sheshe të Emilia Romanjës, Friulit, Markeve, Taskanës apo Valle D'Aostës, të rinj italianë që këndojnë këngë si "Mora mandolinën", "Nënë portokalle moj", "Shkoj e vij fluturim si zogu". "Nuk e kanë pasur të lehtë të shqiptojnë fjalë në gjuhën tonë, tregon Bardhi, por iu futën punës me pasion e ia dalin mbanë".
"Spartiti per Scutari Orchestra" ka një repertor të larmishëm që shkon nga këngët kosovare te vallet e jugut të Shqipërisë, duke kaluar përmes muzikës shkodrane, dibrane, vlonjate, beratase, korçare e pjesëve origjinale të kompozuara nga vetë Bardhi. "Njihja ndonjë pjesë tradicionale shqiptare - thotë Gioele Sindona, violinist profesionist, nëndrejtor artistik i Spartiti per Scutari - por me Bardhin kam pasur mundësi të njoh më mirë muzikën tuaj. Më mahnit shumëllojshmëria e pasuria muzikore që ka një territor relativisht i vogël si Shqipëria. Do të më pëlqente shumë të vizitoja edhe fizikisht vendin, që deri më sot kam "shëtitur " vetëm virtualisht përmes muzikës, e aftë të ngjallë tek unë ndjenja, vende e situata të panjohura"./m.m/
/Shqiptarja.com