Të shtunën Ilir Meta thërret në Pallatin e Kongreseve Konventën Kombëtare, për atë që e quan Rithemelimin dhe shkëputje nga nepotizmi të partisë.
Konventa, në të cilën nuk do të mungojnë notat patriotike dhe priten më shumë se 900 delegatë dhe mbi 2000 të ftuar, mes të cilëve kryetarë të partive aleate dhe sipas PL-së edhe përfaqësi të trupës diplomatike në Tiranë, po trumbetohet nga Ilir Meta si ngjarja e madhe që do të shënojë ringritjen Partisë që ka themeluar vetë. Meta ka paralajmëruar që përmes ndryshimeve statutore do ta shkëpusë partinë nga nepotizmi, moment që largon automatikisht Monika Kryemadhin nga strukturat drejtuese.
Vëmendjen kryesore në Kongres pritet ta ketë pikërisht grupi i ish kryetares “Kryemadhi”, ndaj të cilit Meta ka pasur jo pak kritika dhe madje, akuza të forta duke i cilësuar si tradhtarë e të infiltruar të Edi Ramës. Përballjen e parë Meta-Kryemadhi e patën në Komitetin Politik Drejtues, por në Konventë Meta përballet për herë të parë edhe me të tjerë të besuar të Kryemadhit, si Endrit Braimllari që dha dorëheqjen si anëtar kryesie për shkak të luftës së brendshme.
Ndërsa vetë Meta, prej së shtunës nuk do të quhet më kryetar i Partisë së Lirisë, por President i saj.
Përballë në garën për President, ai ka Faik Bashën, një ish drejtues policie aktualisht kryetar i degës së Kamzës. Por rezultati duket i qartë, pasi më shumë sesa ambicie për President të PL, kandidimi i tij duket përpjekje për të legjitimuar garën.
Me marrjen e postit President, Meta me të besuarit e tij do të drejtohet në rrugicën poshtë banesës së ish kryeministrit Sali Berisha, në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit, me të cilin veç armikut politik, Edi Ramës tashmë bashkë ndajnë edhe luftën me drejtësinë.
Konventa për Rithemelimin e PL zhvillohet në klimën e një sërë sulmesh që Meta i ka bërë SPAK dhe kreut të saj Altin Dumanit.
G.M./S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
49.8%
-
Jo
47.9%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 7639
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SPAK rrëzoi akuzat për Olsi Ramën, Berisha sulmon Dumanin: U bë anëtar i bandës së ‘Xibrakës’
11 Janar, 14:54
-
Tjetër kallëzim në SPAK për Berishën, avokati Beqiri çon dosjen: Ka falsifikuar datën e lindjes, krim që dënohet deri në 4 vite burg
11 Janar, 14:11
-
Shitblerje e paligjshme energjie? Avokati i Bardhit sfidon Ballukun: Bëhu gati të shkosh në SPAK, ku shkuan 180 mln euro
10 Janar, 20:12
-
SPAK përfundon hetimet për laboratorin e kokainës në Xibrakë: Asnjë provë për përfshirjen e Olsi Ramës! Bardhi i sulmon: Jeni qesharakë
10 Janar, 17:40
-
Akuzoi Majkon se ra në përgjimet e SHISH për pazare elektorale, SPAK nxjerr blof Berishën: Asnjë hetim për deputetin socialist
10 Janar, 13:26
-
I pandehur për deklarim të rremë pasurie, Dogjani kërkon pushimin e çështjes në seancë paraprake: Apartamentin e përfitova nga konsulenca, s’e pagova cash
10 Janar, 13:08
-
I fshehur në Dubai pasi akuzohet për vrasje, SPAK kërkon në GJKKO konfiskimin e pasurive të Florenc Çapjas, familjarëve dhe shokëve
10 Janar, 12:50
-
Zef Brozi: A po e mbron SPAK Sali Berishën për Aktin Terrorist Shtetëror të 21 Janarit 2011?
10 Janar, 07:43
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
‘Frontline’/ Elezi: Berisha patericë e Ramës, të dy sulmojnë SPAK! Kulluri: Prokuroria e Posaçme po kthen besimin te institucionet
9 Janar, 21:55
-
SPAK thirri vajzën e Berishës/ Juristi Kara: Karma po i kthehet mbrapsht! Argita 'non grata' e turpi i universitetit
9 Janar, 20:26
-
Ndërhynë në dosjet e ‘Toyota Yaris’, Suel Çelës dhe 6 të tjera, caktohet gjyqtarja për ish-kryeprokurorin e Vlorës Zarka dhe 3 bashkëpunëtorët
9 Janar, 19:57
yyy mu ju thjefja mu ne parti plera
PërgjigjuIlir Meta jep llogari për atë që i ke grabitur dhe shkatërruar këtij vendi, ndërsa për Ramën nëse ka shkel ligjet e ke në një qeli aty pranë. Nëse zbatohet ligji për të gjithë Shqipëria do të përparojë.