Speca me salcë kosi dhe pana nga zonja Albana
Përbërësit:
400 gr speca
1 lgj gjalpë
200 gr salcë kosi
200 ml pana
½ ls koncentrat
½ tufë kopër
Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht pjekim specat në sobë. I mbulojmë më pas me një qese dhe largojmë lëkurën. Salcën e kosit e përziejmë me panën derisa të bëhet kremoze. Rregullojmë shijen e salcës me kripë dhe piper, ndërsa specat i spërkasim me pak koncentrat. I vendosim specat në një tas balte së bashku me kremin e kosit në furrë në 200 gradë për 10 minuta.