Speca me ullinj dhe domate

Përbërësit:

500 gr speca (miks ngjyra)

2 thelpinj hudhra

1 qepë

kripë dhe piper I zi

1 lugë çaji sheqer

2 lugë gjelle uthull e bardhë

400 gr domate (ose pure domate)

Borzilok

70 gr ullinj

Përgatitja:

Ngrohim vajin në tigan, shtojmë në të 2 thelpinj hudhra, I lëmë të aromatizojnë vajin dhe shtojmë qepën të prerë në fije. E lëmë qepën derisa të ulë volumin dhe shtojmë specat të prerë në kubikë, shtojmë kripë dhe piper të zi, uthull, e përziejmë dhe vendosim kapakun për 10 minuta. Largojmë hudhrat, shtojmë domatet të bëra pure dhe pak sheqer.

Vendosim kapakun dhe e lëmë 15 minuta në temperaturë mesatare duke shtuar në të ullinjtë. Shtojmë dhe borzilok dhe pasi të kalojë kjo kohë e largojmë dhe menjëherë e shërbejmë.