Përbërësit:
- 2 kg speca të kuq
- 6 thelpinj hudhër
- 20 kokrra piper i zi
- 2 lgj vaj ulliri
- 500 ml uthull
- 1 litër ujë
- 1 lgj kripë
- ½ lgj sheqer
- 4-5 gjethe dafine
- 1 tufë majdanoz
Përgatitja:

Lajmë dhe thajmë specat dhe i pastrojmë nga bishtat dhe farat. Në një tenxhere shtojmë uthullën e mollës, ujin, kripën dhe sheqerin. Sapo uji të vlojë shtojmë specat pjesë-pjesë që të ketë hapësirë. I lemë rreth 15 sekonda në çdo krahë. Pastrojmë hudhrat i shtojmë tek turshitë së bashku me dafinën, kokrrat e piperit dhe majdanozin. I mbyllim në një kavanoz hermetikisht. Pasi të ftohen kavanozat i kthejmë përmbys.
Komento
Komente

