SPECIALE/ Andia Pirja, 27 vjeçarja e makinave që sfidon meshkujt! 'Shotat' për të thyer paragjykimet

Andia Pirja është vetëm 27 vjeçe. Por ka udhëtuar më shumë rrugë në jetë se qirinjtë e shuar të ditëlindjeve.Ka lindur duke udhëtuar, është rritur e shkolluar duke udhëtuar, dashuron të kapë ëndrrat, gjithmonë e sigurte me duart në timonin e jetës. Andia ka mbledhur pas vetes edhe shumë vajza të tjera që janë të apasionuara pas makina dhe garave nën emrin SHOTAT. Ajo ka vendosur të ndjekë udhën e babait të saj duke punuar në servisin e makinave. Por ajo është edhe pilote garash, ekonomiste, ëndërrimtare. Megjithatë të gjithë e njohin sot si Andia e makinave.

“Shotat është një komunitet vajzash, jo se djemtë i përjashtojmë. Në Shqipëri mungon një komunitet vajzash. Meqë isha e futur thellë në fushën e automobilizmit vendosa që të mblidhja ato goca që njihja dhe që të flisnim për pasionet tona. Gjatë periudhës së pandemisë krijova grupin në instagram. Janë të paktën 15 goca dhe kemi shumë që na shkruajnë. Jemi duke u rritur çdo ditë. Shote Galica ka qenë personazhi im i preferuar që në vogëli. Ashtu siç Shote Galica ka thyer paragjykimet, tabutë dhe ka dal në luftë ashtu dhe Shotat sot kanë thyer paragjykimet.

Ne po i tregojmë Shqipërisë se gruaja është e barabartë me mashkullin. Të jesh vajzë që merresh mirëfilli me makina është pak e vështirë. Kur vijnë klientë të ndryshme stepen dhe shohin çuditshëm. Nuk janë vetëm meshkujt që bëjnë këtë punë, por edhe vajzat.  Kjo që shikoni këtu është një Benz i vitit 1963. Ka ardhur për restaurim. Ka nevojë për lyrje dhe disa rregullimeve teknike. Nga ana motorike është e mirë. Për vitin e prodhimit ka shumë pak km të bëra. Është e rrallë të gjesh këto makina. Pas restaurimit do futet në Retro. Këtu jemi në Gokart. Çdo garues duhet ti ketë fillimet këtu sepse është abetarja e garimit. Mëson reflekset, trajektoren. Janë makina në dukje të vogla, por të posaçme për garim. Unë kam nisur ta mësoj makinën që e vogël. Babi ka insistuar të jem e aftë në timon dhe në mirëmbajtjen e saj. Me aftësinë që kisha në moshën 12 vjeçare, nëse do ishte e lejuar do mund të merrja patentën. Jashtë vendit kam testuar limitin e makinës time dhe kam arritur 260 km në orë”, tha ndër të tjera Andia Pirja. 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

‘Biznesmeni’, 3 net në Teatrin Kombëtar! Shkamb Jaka me ekspozitë te 'Tulla'! Të rinjtë e Qendrës Kulturore me ekspozitë! ‘Mbetjet e paranojës’ në Korçë!

‘Biznesmeni’, 3 net në Teatrin Kombëtar! Shkamb Jaka me ekspozitë te 'Tulla'! Të rinjtë e Qendrës Kulturore me ekspozitë! ‘Mbetjet e paranojës’ në Korçë!