Ndërkohë që flasim për ndryshime, edhe gjuha, sigurisht ndryshon, ashtu si dhe perceptimi i njerëzve për të dhe për kohët.
Por, në ç’mënyrë e shkuara formëson atë që ne jemi dhe i jep formë edhe realitetit tonë gjuhësor? Çfarë mund të themi lidhur me gjuhën shqipe dhe atë çfarë flitet sot për vjetërsinë e saj? A mund të flasim për një krizë albanologjike dhe në ç’mënyrë mund të dalim nga kjo krizë?
Për më tepër, ndiqni në “Report TV” bisedën e gazetares Blerina Goce me studiuesin Ardian Vehbiu, ku ai rrëfen diçka edhe për librin e tij të fundit, "Përrallëtarët e Gjuhës Shqipe" me botues Naim Zoto (shtëpia botuese "Naimi").
Dy fjalë për Ardian Vehbiun
I diplomuar në Tiranë për gjuhë-letërsi shqipe në Fakultetin Histori-Filologji të Universitetit të Tiranës, Ardian Vehbiu ka studiuar më vonë edhe gjuhësi historike dhe teorike në Romë (Universiteti “La Sapienza”) dhe ka punuar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Akademisë së Shkencave, si dhe në Institutin Oriental të Napolit.
Studiues, shkrimtar dhe eseist, anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Vehbiu ka botuar një numër të madh librash dhe artikujsh, në shqip dhe në gjuhë të tjera, mes të cilave edhe në lëmin e gjuhësisë.
SI.E./B.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
30.9%
-
Të gabuar
54.7%
-
Nuk e di
14.4%
Vota total: 139
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Në Librari’ me 3 tituj: Monografi për Arben Bajon, ‘Më quajnë Lusi Barton’ e ‘Donika dhe Gjon Kastrioti Skënderbeu në Itali’! ‘Tim biri’ te ‘Melodia e Vargut’
5 Janar, 07:31
-
'Në librari', tre titujt për këtë fundjavë: ‘Përrallëtarët e gjuhës shqipe’, ‘Në mbrojtje të arsyes albanologjike’ dhe ‘Pse e përqeshin shoqet Martinën’
10 Nëntor 2024, 08:11
-
Albanologjia në rrezik, studiuesi Vehbiu: Duhen masa urgjent! Media, promovim amatorizmit dhe konspiracionizmit!
1 Nëntor 2024, 13:07
-
Filozofi në plazh
11 Korrik 2024, 12:24
-
Vdekja e autorit
1 Korrik 2024, 16:14
-
Ardian Vehbiu: Mos ma prek Bubulinë
15 Maj 2024, 20:29
-
Ardian Vehbiu: Ka qenë apo jo Bubulina, heroina e Revolucionit grek, shqiptare
14 Maj 2024, 12:21
-
Ardian Vehbiu: Pse nuk e nënshkrova peticionin e intelektualëve, kundër sharlatanëve në TV
27 Shkurt 2024, 17:54
-
Përurohet vëllimi me tregime ‘Castigat’ i Ardian Vehbiut, shkrimtari: Në periudhën kur kishte tema të nxehta si arkitektura a teatri, shkrova shumë
21 Maj 2022, 17:32
-
115 libra me emrin e Ardian Klosit! Ekspozohet vepra në 10-vjetorin e vdekjes, mes titujve edhe ‘Refleksione’ që shkroi me Ramën
17 Maj 2022, 18:53
Ardian Vehbie e ka patur të atin Dibran nga Glloborda ,eshte nga Minoriteti Sllav, Finacohet nga Naim Zoto që financohet nga Bullgaria, gjithashtu pjesë e minoritetit, Ardian Vehbiu Nuk është gjuhëtar Profesionist... Nëse nje grek shkruan një libër për Gjuhën Mikenase kjo është Shkencore dhe përkrahet nga gjithë akademia Greke, pa rezerva, Nëse një shqiptar flet per gjuhën Pellago-ilire, kjo është Joshkencore dhe sulmohet nga Akademikët shqiptarë pa rrezerva.... Atëherë populli revoltohet dhe thotë; Kto jane Agjente te Shërbimeve të huaja sekrete.... Nuk e di, Istituti Max Planck, thote se shqipja është një gjuhë e vjetër mbi 6 mijë vjeçare.... Mos Evropianët janë të çmendur dhe Amatorë....
Përgjigju