Nga Fieri në Elbasan, nga Dibra në Shkodër, fermerët kanë raportuar dëme të rënda nga ngricat e dëbora nga gjithë territori i vendit. Acari që zgjati disa ditë ka shkaktuar dëmtime të rënda prodhimeve në ara, por edhe në sera.
Ndërkohë që edhe blegtorët kanë raportuar probleme me sigurimin e ushqimit të bagëtive. Shumë prej fermerëve kanë kërkuar ndërhyrjen e shtetit për daljen nga situata e vështirë, veçanërisht pas lajmeve që vendi do të përfshihet përsëri nga temperaturat e ulëta.
Temperaturat e ulëta dhe të vazhdueshme në qytetin e Peshkopisë, veç problemeve me komunikimin e përditshëm, kanë shkaktuar edhe një dëm të madh në frutikulturë.
Fermerët e qarkut Dibër, thonë se prodhimet e tyre janë prishur nga acari i madh i Janarit.
Që nga frutat e deri tek perimet, në këtë qytet gjithçka është dëmtuar. Tregtarët thonë se në mungesë edhe të një tregu të mbyllur, ata janë detyruar që të tregtojnë jashtë, duke bërë që prodhimet të prishen shumë shpejt.
"Siç i kemi pasur të magazinuara, i ftohti na i ka prishur. Ngricat na kanë dëmtuar shumë, ndërsa shteti nuk merret me atë punë fare. Janë miliona lekë", tha një prej fermerëve.
Ata ankohen se ngricat kanë dëmtuar edhe pemët. "Çdo gjë që është kulturë bujqësore, është dëmtuar. Çfarë kompensimi? Duhet të sigurosh mallin që të kompensohesh", thotë një tjetër fermer.
Nga ana tjetër, tregtarët shprehen se prodhimet e tyre nuk i kanë siguruar pasi asnjë kompani nuk ua ka marrë përsipër. Gjithsesi, tregtarët sfidojnë temperaturat e ulëta duke shitur në trotuar e njëkohësisht duke qenë të rrezikuar nga makinat të cilat lëvizin mbi akull.
Në qarkun e Elbasanit janë regjistruar dëme në bujqësi sidomos në sipërfaqe me sera dhe agrume. Mësohet se pasojat më të mëdha janë në Dumre me 3.5 ha sera të dëmtuara si dhe një sasi e madhe në portokalle dhe limonë.
Specialistja e drejtorisë së bujqësisë, Shpresa Kasa tha se dëmet nuk janë të konsiderueshme megjithëse pasojat në pemëtari do të shikohen në periudhën e lulëzimit.
"Vetëm për zonën e Dumresë janë 3.5 ha dëmtime në sera me domate dhe tranguj. Më shumë re vihen dëmtime në agrume. Dëmet nuk mund të përcaktohen në këtë kohë, por me fillimin e vegjetacionit të ri. Specialistët tanë mbajnë kontakt me fermerët për të ditur problematikën e tyre. Në sektorin e blegtorisë kemi 10 ferma që kanë nevojë për koncentrat për bagëtitë", u shpreh Kasa.
Pasojat më të mëdha janë tek agrumet dhe shumë fermerë dhe familje elbasanase janë përballur për herë të parë me shkatërrimin e të gjithë portokalleve dhe limonëve si pasojë e ngricës së madhe.
Specialistja e bujqësisë, jep edhe një këshillë për të gjithë fermerët dhe banorët e qarkut të Elbasanit në lidhje me agrumet për të mos u përballur me të njëjtën situatë në vitet në vazhdim.
Sa i përket blegtorisë, konfirmohet se 10 ferma me bagëti të imët kanë nevojë për ushqim, duke kërkuar ndihmë nga drejtoria e bujqësisë Elbasan.
Në Fier, dëmi më i konsiderueshëm nga temperaturat e ulta si dhe ngricat është vërejtur në sera. Ky mot i paprecedentë i ka rrënuar investimet e qindra fermerëve për këtë vit.
Qindra ha me perime në sera janë shkatërruar që në rrënjë. Në njësinë administrative të Zharzës 3.5 ha ose 100 mijë fidanë të mbjellë me domate si dhe 600 kg domate janë shkatërruar.
Në Frakull janë shkatërruar 90 ha me sera. Domate dhe me luleshtrydhe kryesisht ko ne fshatin kafáraj ku domatet gati për prodhim janë tharë dhe fermerët i kanë shkulur.
Fermerët në të gjitha rastet kërkojnë ndihmën e shtetit pasi fermerët kanë marrë me kredi fidanët e domates dhe të tjera. Vetëm në Frakull janë dëmtuar plotësisht 100 ha me sera nga temperaturat që shkuan në minus 10 gradë celsius.
"1 milionë e gjysmë lekë të vjetra është dëmi në fidanë. Dhe tani s'kam ta blej, sepse s'kam lekët. Ai do lekët që të më japë farishten", tha një fermere.
"Mua më janë dëmtuar 2 dynym sera. Jemi munduar t'i mbajmë sa më ngrohtë, por e pamundur. Janë 1 milionë e 600 mijë të vjetra që i kemi dhënë për farishten. Shteti të na ndihmojë se jemi akull".
"Janë prekur 25 fermerë të cilët kanë pasur mbjellë fidanët. Janë dëmtuar gjithsej 3.5 ha ferma. Për këto evidenca, kryetarja e Bashkisë ngriti komisionin për evidentimin e këtyre sipërfaqeve që janë dëmtuar", thotë përfaqësuesja e Bashkisë së Fierit.
Dëme të rënda në prodhimet bujqësore janë regjistruar edhe në zona të ndryshme të bashkisë Shkodër.
Një nga zonat më të dëmtuara është ajo e Kuçit.
Banorët e kësaj zone shprehen se acari dhe i ftohti kanë dëmtuar prodhimet e tyre bujqësore, që janë i vetmi burim jetese për to. Këto banorë kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për t'i ndihmuar sadopak.
"Kemi pasur mbjellë grurë dhe e ka çuar jashtë përdorimit. S'kemi më çfarë të jetojmë. Me çfarë të punojmë", thonë banorët.
Zona e Kuçit, përveç përmbytjeve, tashme duhet të përballet edhe me dëmtimin e prodhimeve bujqësore nga i ftohti, një tjetër problematikë që këto banorë duhet të përballen.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO