SPECIALE/ Jordanka Ivanova, bullgarja e dashuruar me shqipen

“Gjuha shqipe është shumë e pasur, shumë e bukur, shumë e ëmbël, por shumë e vështirë”, thotë Jordanka Ivanova. Është kjo ceremoni e veçantë ku Jordanka Ivanova përkthen ambasadorin bullgar në gjuhën shqipe.

“Në radhë të parë mes popujve tanë ka një miqësi të gjatë në kohë. Nuk janë vetëm 110 vjet të marrëdhënive dipolmatike, por marrëdhëniet mes dy vendeve datojnë që nga koha e rilindjes”, tha ambasadori i Bullgarisë, Ivaylo Kirov.

Ai premton se qeveria bullgare do të ndihmojë për projektet infrastrukturore dhe do të ndihmojë që Shqipëria të jetë sa më shpejt pjesë Bashkimit Europian. Ndërsa Jordanka Ivanova përkthen, ambasadori Kirov premton më tej se do të bashkëpunojmë në ekonomi dhe në zhvillimin e turizmit.

Jordanka Ivanova, ishte tepër e re në kohën kur vendosi të mësonte gjuhën shqipe, në një kohë kur nuk njihte as shqiptarët, as vendin e tyre. Studente në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, në degën e “Ballkanistikës”, ajo vendosi të sfidonte për të bërë atë që pak njerëz guxojnë ta bëjnë. A do t’i shërbente vallë në rrugëtimin e saj profesional kjo gjuhë që flitej vetëm në trojet apo diasporat shqiptare.

Asistente e përkthimit në gjuhën shqipe dhe sekretare në Ambasadën e Republikës së Bullgarisë në Tiranë, Jordanka Ivanova i ka ndihmuar diplomatët bullgarë dhe ata shqiptarë të komunikojnë më së miri për realizimin e marrëveshjeve dhe projekteve mes dy vendeve mike Shqipërisë dhe Bullgarisë. Në Ambasadën e Bullgarisë nuk është e vetmja që flet gjuhën shqipe. Flet bukur shqip edhe Marija Pieva, e cila e kishte të pamundur për shkak të detyrës që të jepte një intervistë.

Por ndërsa ndalim pak për të takuar Jordanka Ivanovan në ditën e prezantimit të Ambasadorit të ri Republikës së Bullgarisë në Tiranë, Ivaylo Kirov, mësojmë se gjuha shqipe nuk ka magjepsur vetëm Jordankën. Befasohemi nga dëshira dhe përpjekjet e ambasadorit bullgar Ivaylo Kirov për të folur shqip.

“Unë flas pak shqip, kam qenë në Shqipëri me familjen kur isha fëmijë në vitin 1985. Kam kujtime shumë të bukura. Kam lexuar shkrimtarë shqiptarë në Bullgari. Tani do të mësoj më shumë shqip”, tha ambasadori Kirov.

Vajza që mban emrin e lumit të shenjtë Jordan, pas diplomimit filloi punë në Radion Kombëtare Bullgare, në seksionin e gjuhës shqipe. Pasi sfidat e mësimit të gjuhës shqipe janë kapërcyer, kemi arsye të buzëqeshim me disa raste të keqkuptimit të fjalëve të shqipes nga dëgjuesit. Pasi është përpjekur të përkthej si duhet shprehjet dhe figurat që rok imagjinata, Jordanka Ivanova thotë se shqipja është shumë e pasur.

Jordanka Ivanova ka shumë për të thënë rreth emocioneve që i kanë shkaktuar takimet me shqiptarët dhe vizitat në vendin e tyre. Ajo, e quan veten me fat që mësimi i gjuhës shqipe e ka bërë të ndihet si në shtëpinë e saj.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale