SPECIALE/ Pavioni i Mesjetës më i vizituari në Muzeun Historik Kombëtar, drejtori: Ruhen mbi 6500 artefakte, varri Ilir i Selcës në projektin e ardhshëm të UNESCOS

Sezoni veror ka nisur dhe pikënisja për çdo turist që kërkon të bjerë në gjurmët e njohjes së historisë e Shqipërisë, janë muzetë në Kryeqytetin shqiptar. Tirana ofron mbi 8 muze intrigues, që të ndarë në periudha historike mes tyre në axhendën e një turisti nuk mund të mungojë:

1.Muzeu Historik Kombëtar 
2.Muzeu Arkeologjik Kombëtar
3.Shtëpia e Gjetheve
4.Bunk Art 1
5.Bunk Art 2
6.Muzeu i Shkencave të Natyrës
7.Muzeu i Bankës së Shqipërisë
8.Muzeu i Grave në Tiranë
9.Shtëpia Studio e Kadaresë

Report Tv, ka nisur një cikël reportazhesh mbi muzetë ku historia vjen e shkruar në objekte dhe gjurmët e mbetura në shekuj, të së kaluarës së vendit tonë. Ne e kemi filluar episodin e parë, me Muzeun Historik Kombëtar si pasaporta më e mirë e njohjes së identitetit tonë kombëtar.

Turistët e huaj, vendas, por edhe banorët e kryeqytetit që janë të interesuar të njihen me periudha të ndryshme të historisë së Shqipërisë, e kanë këtë mundësi pasi Tirana ofron disa muze.

Ne do ta nisim me atë më të rëndësishmin Muzeun Historik Kombëtar, që ndodhet në qendër të kryeqytetit.

Historia e Shqipërisë në epoka të ndryshme që nga periudha e Antikitetit e Mesjetes, Rilindjes, Pavarësisë, Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, e deri tek periudha e errët e sistemin komunist janë ato që vijnë të dokumentuara në 8 pavione në Muzeun Historik Kombëtar.

Pjesë e trashëgimisë kulturore janë mbi 6500 objekte artefakte që ruhen sot në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar të cilat i përkasin një periudhe të gjatë kohore, duke filluar nga mijëvjeçari IV para Krishtit dhe deri në gjysmën e dytë të shekullit XX.

SI.E./J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit