324 efektiv policie në burgun e sigurisë së lartë në Reç të Shkodrës aktualisht kujdesen vetëm për një maçok të quajtur Miço.

Miço është i pari banor nga jashtë sistemit që ka patur akses të futet brenda gardhit me tela me gjemba dhe mureve të larta të betonit që përshkruajnë perimetrin e sigurisë në këtë ambjent të inaguruar vetëm pak ditë më parë.

Ky burg është ndërtuar për të akomoduar persona të paraburgosur dhe të dënuar nga ata për krime ordinere deri tek të burgosurit VIP, të cilët do të priten me kushtet e një hoteli me “4 yje”.

“Është ndërtuar me fondet e BE dhe qeverisë shqiptare. Përurimi i këtij institucioni është bërë dy ditë më parë”, sqaron Drejtori i burgut, Gëzim Selimi.

“Kemi ndërmarrë një mision të vështirë, por jo të pamundur”,- shton ai teksa tregon nga afër ambientet e burgut.

“Të gjithë personat që do vijnë këtu do të trajtohen si VIP-a”, shton drejtori.

Specialen mbi qelitë "VIP", ambintet e brendshme dhe funksionimin e këtij institucioni do ta ndiqni pas çdo edicioni lajmesh në "Report Tv".