Të jesh student i mjekësisë në Tiranë, por jo vetëm, do të thotë përballje me sfida të ndryshme.

Nga fitorja e parë drejt rrugëtimt të ri, vëmendjes së përkushtuar nga leksioneve të vështira e deri tek gjetja e një ambienti banimi apo të jetuarit të të përditshmes në një kryqytet të shtrenjtë.

Halit Trakanaku është njëri prej tyre. Arsyeja që e kemi intervistuar të riun nga Belshi, ka të bëjë me këmbënguljen dhe dëshirën për t’i kryer studimet në Shqipëri dhe jo jashtë ku qëndron familja e tij.

Ishin gjyshërit ata që ndikuan në përzgjedhjen e degës së mjekësisë. Ai sjell një rrëfim të sinqertë për hapat që ka hedhur dhe ëndrrat që shoqërojnë drejt të nesërmes.