SPECIALE/ Video me festimet
e shqiptarëve nëpër botë

Njëqind vjetori i pavarësisë është festuar jo vetëm në qytetet e Shqipërisë, por është shtrirë edhe në shtetet të tjera të botës ku ka shqiptarë.

Atmosfera festive mbizotëron kudo. Shqiptarët janë mbledhur së bashku dhe kanë organizuar koncerte, mbrëmje festive.

Gjithashtu në këto vende janë shpalosur flamuj gjigand në disa sheshe kryesore. Emigrantët shqiptarë duke ndjekur traditën janë veshur me kostume popullore dhe kanë festuar nën ritmet e këngëve e valleve tradicionale shqiptare.

Ata ndonëse janë larg Shqipërisë kanë krijuar atmosferën e tillë që t’i bëjë të ndjehen sa më pranë vendit të tyre në këtë vit të rëndësishëm.

Në videot në vijimin do të shikoni mënyrat e ndryshme të festimeve të shqiptarëve për 100 vjetorin e pavarësisë.


FESTIMET NE ITALI (Parma)
Darka e 100 vjetorit  të pavarësisë festohet edhe në Parma. Shqiptarët janë mbledhur në një darkë së bashku me familjet e tyre dhe kanë festuar ditën e pavarësisë.
SCANDERBEG, shoqata që për më shumë se 6 vjet është prezente e aktive, mbledh të gjithë shqiptarët në Parma e rrethina, edhe për vitin 2012, viti i 100 vjetorit të Pavarsisë Shqiptare. Ata kanë përgatitur “Javën e kulturës shqiptare" e cila kishte një program të pasur me veprimtari të rëndësishme të karakterit social-kulturor, sportiv, letrar dhe bamirësie.








FESTIMET NE AFGANISTAN
Edhe batalioni i forcave speciale të kontigjentit të Forcave të Armatosura në Afganistan i është bashkuar festimeve për 100-vjetorin e pavarësisë. Me anë të një lidhje direkte me skype nga Afganistani, ata kanë folur në emisionin “Urbanika”, në A1 Report, mbi përjetimet në këtë 100-vjetor të 100 shqiptarëve që ndodhen atje. Ndjekim së bashku bisedën që kanë zhvilluar me kolegen Mirjeta Ngjela.




FESTIMET NE MAQEDONI
Në Maqedoni 100 vjetori i pavarësisë është festuar në mënyrë madhështorë me shpalosjen e një flamuri gjigand në një pallat pesë katësh. Të pranishëm në vend janë me qindra shqiptarë të cilët e kanë shoqëruar hapjen e flamurit me hedhjen e fishekzjarrëve dhe brohoritjeve.




FESTIMET NE LONDER
Një grup të rinjsh nga Londra në një skenë të improvizuar ku shpaloset flamuri shqiptar, kanë organizuar koncert me këngë e e valle popullore shqiptare. Një numër i madh emigrantësh kanë qenë të pranishëm gjatë festimeve me kamera nëpër duar, duke regjistruar këtë datë historike.




FESTIMET NE KOSOVE
Një dedikim special për këtë 100 vjetor vjen edhe Presheva ku të rinj të talentuar kanë pikturuar një portrtet të Ismail Qemalit me urimin në fund.




FESTIMET NE TORONTO (KANADA)
Një aktivitet madhështor për pavarësi kanë organizuar edhe emigrantët përtej oqeanit në Kanada e vecanërisht në Toronto. Në një sallë të madhe të mbushur plot e përplot me shqiptarë kanë kënduar për orë me radhë dy këngëtarët shqiptarë, vëllezërit korcarë Endri dhe Stefi Prifti. Atmosfera duket e gëzueshme dhe shqiptarët festojnë nën rtimin e këngëve shqiptare si "Xhamadani Vija Vija", në një skenë të zbukuruar nga flamuj.




FESTIME NE AMERIKE
Edhe në Amerikë si në shumë vende ku numri i shqiptarëve është i madh nuk kanë munguar aktivitetet për festë. Fëmijët e emigrantëve kanë demonstruar vallen tradicionale nën rtimet e kengëve popullore si një ansambël i vërtetë. Atmosfera duket e gëzueshme.




Qendra Shqiptaro-Amerikane me fëmijë të moshave të ndryshme kanë organizuar një aktivitet në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë. Festa është hapur me këndimin e himnit kombëtar, për të vijuar me vjersha e këngë polifonike. Nuk munguan edhe personalitete të rëndësishme shqiptarë e amerikanë, të cilët uruan festën e shqiptarëve.





FESTIME NE ITALI (La Repubblica)
Festimet për pavarësi edhe në Itali nuk kanë kaluar pa tërhequr vëmendjen e medias. La Republicca citon se shqiptarët në këtë ditë kanë festuar në një koncert të madh me të ftuar këngëtarë nga Shqipëria si Bujar Qamili etj. E përditshmja shkruan se në këtë ditë shqiptarët janë bërë kuq e zi. Koncerti u mbajt në Genova ku komuniteti i shqiptarëve është i madh.
 



FESTIMET NE KOSOVE
(La Repubblica)
Festimet në Kosovë në të përditshmen La republica ka pasqyruar festën e 28 nëntorit në Prishtinë, duke e karakterizuar me mustaqe. Njerëzit në rrugë kanë bërë paradë duke treguar mustaqet e tyre.




FESTIME NE LONDER

Organizatat e Komunitetit Shqiptar në Londër, me mbështetjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë, festuan së bashku 100 Vjetorin e Pavarësisë.
Kjo festë e madhe bashkoi të gjithë shqiptarët që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar ashtu si dhe autoritetet vendore të Londrës, deputetë të Parlamentit Britanik, Ambasadat e Shqipërisë dhe Kosovës.



 
FESTIME NE NEW YORK
Koncerti kushtuar 100 Vjetorit te Pavaresise se Shqiperise ne Shkollen Shqipe Alba Life Në  NEW YORK.




HEDHJA ME PARASHUTE NE BELGJIKE
Kjo është mënyra sesi të rinj nga Belgjika kanë festuar ditën e pavarësisë. Ata të pajisur me flamuj e duke kënduar këngë patriotike janë hedhur nga 4.000 metra lartësi me parashutë, si një mënyrë simbolike e festimit të kësaj dite.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë