Specialistët hedhin dritë mbi eshtrat e zbuluara në Lezhë: Mbetjet jonjerëzore, gëzhojat të Luftës së Parë Botërore

LEZHË- Pas verifikimit të bërë në Kishën e Shën Llezhdrit në Spitan të Llezhës, specialistët e trashëgimisë arritën të vlerësojnë gëzhojat dhe eshtrat e gjetura pak ditë më parë. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër tha për “Report Tv” se mbetjet nuk janë njerëzore, ndërsa gëzhojat janë të një kalibri të panjohur.

“Gjetjet rastësore gjatë punimeve të pastrimit janë thjesht dy fragmente të një gjedhi të një bagëtie të trashë edhe tre gëzhoja fishekësh së Luftës së Parë botërore. Nuk ka gjetje të tjera”, konfirmon Ded Margjoni specialist i DRKK për Lezhën.

Në reagim saktësohet se asnjë nga gjetje nuk përbën elementë të trashëgimisë kulturore, që do të kërkonin trajtim të veçantë. Më tej, konstatojnë se punimet që po bëhen nuk kanë prekur shtresa kulturore.

“Punimet për mendimin tim janë të lavdërueshme sepse fshatarët po sistemojnë muret tarracuese në të thatë pa e lidhur me llaç. Nuk po gërmohen shtresa kultura, nuk po bëhen punime që të ndërhyhet në restaurimin e Qelës”, u shpreh ai. 

 Aktualisht punimet janë ndaluar nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare, deri në përfundim të plotë të verifikimeve.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 03/02/2022 19:35

    Mbetjet shqiptare verktum e terrorit serb, por kuptohet që ky pushtet nuk i prish mardhëniet me serbin. Prandaj i quan ”jo njerzore” e nga ana tjejer gëzhojat nuk mundet të ndryshohen, a nuk është mjerim ky …???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë