TIRANE - Deklaratës së ministrit të Shëndetësisë Vangjel Tavo lidhur me efektshmërinë e ulët që mund të kishte medikamenti i quajtur Dantroleni nëse do të ndodhej në spitalet apo farmacitë tona nuk do ta shpëtonte pacientin 11-vjeçar, Denis Alimadhi, që humbi jetën gjatë një operacioni të vështirë në sy, nuk e pranojnë specialistë të mjekësisë. Lidhur me kundërshtinë që ata kanë përsa i përket qëndrimit të ministrit, ata e sqarojnë këtë duke iu referuar dhe një linku në internet, i cili sqaron më së miri se pas përdorimit të Dantrolenit vdekshmëria nga hipertermia malinje ka rënë nga 80% që ishte në 10%. Kjo rrëzon mbrojtjen e ministrit Tavo për mjekët që kanë operuar pacientin 11 vjeçar nga një operacion në sy.
“Dantrolen është një relaksant i muskujve që duhet për të punuar direkt për të parandaluar lirimin e kalciumit. Pas prezantimit të gjerë të trajtimit me dantrolene, vdekshmëria e hipertermia malinje ra nga 80% në 1960 në më pak se 10%. Dantrolene mbetet medikament vetëm njohur të jenë të efektshme në trajtimin e MSH”, thuhet në linkun http://en.wikipedia.org/wiki/Malignant_ hyperthermia# Treatment. Ndërkohë që referuar po këtij linku të sugjeruar nga ekspertë të mjekësisë, thuhet qartë se trajtimi aktual i zgjedhur është administrimi i dantrolene intravenoz, që është medikament i vetëm, si antidot për ndërprerjen e agjentëve dhe terapi mbështetës drejtuar në korrigjimin hipertermisë. Kjo do të thotë se ekspertët e mjekësisë theksojnë se Dantroleni është i vetmi antidot i njohur dhe efektiv për hiperterminë malinje, ndërkohë që ministri tha se për këtë medikament ka dhe zëvendësues të tij.
BOCI: DENISI PAK MUNDESI PER MBIJETESE EDHE ME ILACIN
Nëndrejtori i Qendrës Spitalore Universitare, Besim Boçi ka reaguar dje në lidhje me vdekjen e 11-vjetarit Denis Almadhi. Boçi theksoj se po të ishte ilaçi fëmija do të kishte 2-3 % mundësi për të jetuar. "Ky është një ndërlikim kërcënues për jetën që edhe në SHBA e ka vdekshmërinë mbi 80% edhe pse bëhet ky medikament, nëse do të ishte përdorur medikamenti do ishte një mundësi 2 deri 3 % që ky fëmijë të shpëtohej nga vdekja. Unë prapë e theksoj se atij fëmije i janë bërë të gjitha trajtimet e duhura në sallën e operacionit, ka dy ekipet e mjekëve, shqiptarë dhe irlandez. Këto ditë ka keqkuptime në media, në lidhje me gjetjen e ilaçit apo përdorimin e tij, ne do ja lëmë drejtësisë që ta zgjidhe këtë ndërlikim që ka ndodhur"- ka thënë Boçi. Denis Alimadhi humbi jetë të mërkurën, në sallën e operacionit në QSUT, gjatë një ndërhyrje kirurgjikale. Vogëlushi vuante nga vuante nga ptosis palpebral ose si njihet ndryshe varje e qepallave të syrit.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

11-vjeçari vdiq gjatë një operacioni estetik, Nëna: Mungonte një ilaç