Dështimi
Mundësitë që shteti shqiptar të dështojë në procesin e dixhitalizimit të RTSHsë, sipas specialistit janë të shumta. Fillimisht afatet të cilat firma gjermane ka kërkuar për zhvillimin e procesit e tejkalojnë 17 qershorin 2015, datë që është përcaktuar si përfundimtare për realizimin e procesit të dixhitalizimit të RTSH-së dhe kanaleve të tjera në Shqipëri. “Nëse i hedhim një sy kontratës së nënshkruar nga firma gjermane “Rodher & Schwartz” dhe qeverisë shqiptare, shikojmë se firma kërkon një periudhë prej 24 muajsh(2 vjet) për realizimin e gjithë procesit, ndërkohë që kanë ngelur më pak se katër muaj”, shprehet specialisti.
Sipas tij, një tjetër fakt që të bën të besosh se procesi i dixhitalizimi të RTSH-së do të shkojë drejt dështimit është infrastruktura që do të nevojitet dhe sasia e parave që shteti duhet t’i paguajë kompanisë. “Për të ndërtuar dy rrjete kombëtare te RTSH, duhet të ndërtojë nga zero të paktën 17 impiante për transmetuesit, që do të thotë se duhet baza me beton, ambiente, shtylla, drita, kondicionerë etj.
Gjithashtu firma gjermane duhet të dorëzojë në total 198 transmetues me fuqi të ndryshme, ccfarë do të thotë se sërish nevojitet kohë. Firma gjermane ka vendosur si kusht që duke filluar nga momenti që transmetuesi të dorëzohet në portin e Durrësit, shteti duhet t’i paguaj 90% të vlerës së kontratës, një kusht shumë i vështirë ky për tu pranuar nga qeveria”, thekson specialisti. Ndërkohë që një tjetër debat për këtë çështje ka qenë fakti se për gjermanët RTSH vlëra e RTSH-së është 23 milionë euro(me TVSH).
Tenderi skandal për RTSH
Vonesat e grumbulluara si pasojë e procedurave që janë nevojitur për dixhitalizimin e RTSH-së, vijojnë të lënë të bllokuar procesin për shkak të një tenderi skandaloz prej 23 milionë eurosh të organizuar në 2013 nga ministri Genc Pollo dhe që ministrja Milena Harito ka vazhduar të menaxhojë me të njëjtin konfuzion.
Këto ditë vazhdojnë negociatat me kompaninë gjermane “ Rodher & Schwartz” që pas një serie të çuditshme procesi gjyqësor dhe negociatave private ka arritur ta fitojë tenderin për ndërtimin e dy rrjeteve dixhitale të RTSH që kishte shpallur qeveria Berisha mes akuzave për korrupsion të ngritura nga opozita e atëhershme (sot në qeveri) pikërisht dy muaj para zgjedhjeve. Por paqartësia nga ana e ministrisë, disa qëndrime të RTSH dhe pretendime të tepërta nga ana e kompanisë private kanë zvarritur deri më sot procedurat, që vazhdojnë të jenë pezull.
Redaksia Online
(do.k/shqiptarja.com)