Specialisti Ylli Merja në Report Tv: Ja bimët ‘mike’ për trajtimin e menopauzës dhe dhimbjet e ciklit menstrual

Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report Tv, specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja, këshilloi bimët medicinale që ndihmojnë në kalimin sa më të lehtë të periudhës së menopauzës  si dhe ciklit menstrual.

Ai shpjegoi se ka disa simptoma kryesore që gjenden pothuajse tek të gjitha gratë në këtë periudhë të jetës së tyre. Ku përfshihen:

Fillimi i afsheve të nxehta, çrregullime të ciklit menstrual, dhimbje kyçesh, pagjumësi, çrregullime të tretjes dhe dobësi kockash.

Për ta kaluar sa më lehtë këtë periudhë, mjeku popullor sygjeroi disa kura dhe çajra bimorë ku këshilloi si ndër lulet më të mira që ndihmojnë për menopauzën dhe dhimbjen e ciklit, sherebelën dhe bishtamithin.

Lulja mikeshë femërore është sherebela tek të gjitha femrat.  Ndikon shumë mirë në ngritjen e nivelit të saj hormonal dhe lulja e dytë është e bishtamithit. Ajo duhet të jetë edhe ‘mikesha’ e të gjithë atyre femrave që kanë dhimbje të forta para ciklit menstrual. Pra mund të përdoren këto që të dyja, 5 ditë deri në një javë para ciklit, kur vjen cikli e ndërpresim përdorimin e këtyre dy çajrave. Kjo ndihmon edhe për përgatitjen e femrës për ovulimin  të ciklit tjetër dhe mban edhe në nivele të mira  humorin dhe përgatitjen e sistemit të tretjes” u shpreh ai.

Ndërsa këshilloi këto bimë medicinale sipas simptomave që ka secila grua: 

Për nxehjet në fytyrë:

-Çaj sherebele, bishtamithi, aguliçe, bar blete, ose çaj për menopauzën. Dardhë, mish rose ose lepuri, mana të kuq.

Për kockat dhe kyçet:

-Fara kungulli, tërfil të kuq, mana të zinj, rrush të zi, krem Reumer, çaj reumatizmi

Për kujtesën dhe pagjumësinë:-Borzilok, bar blete, karota, mëlçi, rrush të zi, xhinxher

Ai sygjeroi një recetë që mund të realizohet në kushte shtëpie përmes një perzierje me mjaltë dhe qumësht blete. Kjo përzierje duhet të konsumohet dy herë nga një lugë çaji në ditë para buke.

Receta për të gjitha simptomat e menopauzës:

-Në 0.5 kg mjaltë shtoni 10 cc qumësht blete dhe një lugë gjelle moringa

-Hani nga kjo përzierje dy herë nga një lugë çaji në ditë para buke

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Qytetarët në Shkup protestojnë sërish kundër ndotjes së ajrit

Qytetarët në Shkup protestojnë sërish kundër ndotjes së ajrit