Specialisti Ylli Merja në Report Tv: Luftoni kolesterolin e lartë në organizëm me uthull hudhre dhe çaj hibisku

Kolesteroli është një lloj yndyre, e domosdoshme për funksionimin e trupit që prodhohet nga dy të tretat e mëlçisë dhe nga ushqyerja. Por prodhimi i tij në masë më të madhe në organizëm shkakton probleme të ndryshme shëndetësore. Mjeku popullor Ylli Merja në rubrikën “ Bima dhe shëndeti” në Report Tv solli këshillat që i nevojiten çdo personi që vuan nga kolesteroli i lartë, se si ta kurojnë përmes bimëve medicinale.

Ndërsa shpjegoj që në organizëm kemi dy lloje kolesteroli që në gjuhën popullore i cilësojmë si të mirë dhe te keq.  

"Grimca yndyrore të cilat kryejnë disa funksione në organizëm. Së pari merr pjesë në ndërtimin e strukturës qelizore, i jep qelizave fortësi dhe elasiticitet. Nëse këto i mbajmë brenda vlerave normale atëherë trupi punon kronologjikisht në mënyrë të sinkronizuar. Nuk ka asnjë problem. Nëse kjo si balancë fillon të na prishet pa diskutim që do të na ndodhin edhe sëmundje.  Kolesteroli i keq quhet kështu sepse ka si funksion ta marri yndyrën ta coj në inde për t’u djegur  dhe nëse nuk digjet, nuk shkatërrohet kthehet në ujë dhe energji, atëherë kolesteroli i mirë bën të kundërtën merr këtë yndyrë të patretur dhe e çon në mëlçi për ta djegur dhe mandej më pas kjo ta nxjerri jashtë" tha ai.

Ndër të tjera specialisti i bimëve medicinale dha këto këshilla për të rritur kolesterolin e mirë në organizëm duke përdorur vetëm bimë medicinale.

"Ushtrimet fizike që shtojnë qarkullimin e gjakut që ai pak kolesterol i mirë që është qarkullon shumë herë dhe e merr atë yndyrë që ka ngelur në periferi dhe e tret, hudhra mund të konsumohet dy herë në ditë esëll, farat e rrushit që t’i hedhim në ushqim dhe vaji i lirit" .

Ai theksoi rëndësinë e analizave tek personat mbi 40 vjeç, ndërsa shpjegoi shenjat që na tregojnë se problemet shëndetësore që mund të kemi,  vijnë për shkak të kolesterolit të lartë në gjak. 

Të gjithë meshkujt mbi moshën 40 vjeç është mirë që të bëjnë një analizë të gjakut, të gjitha femrat mbi moshën 45 vjeç është mirë të kontrollojnë kolesterolin.

"Nëse kemi nxirje të këmbëve ose kapilarë të zinj, një mavijosje kemi një paralajmërim që kemi një isuficence kardiake për shkak të mosqarkullimit të mirë të gjakut. Gjithashtu cdo njeri që ndjen një shtrëngim në gjoks, një ndezje të kraharorit, padiskutim që duhet të shkojë tek mjeku dhe të bëj ekon e zemrës, dhe të ndryshojë dietën ushqimore" shpjegoi ai.

Kolesteroli i lartë në gjak sjell një sërë problematikash, duke përfshirë edhe një ndikim në tensionin e lartë. Përpos bimëve medicinale që ndihmojnë në uljen e kolesterolit, ai sygjeroi edhe bimë që ndihmojnë në uljen e tensionit.

"Mund të themi që molla e egër e cila përmban me shumicë acidin malik dhe nëse e përdorim si çaj do të përfitojmë një freskim të arterieve, fillojmë të forcojmë muskulaturën e zemrës. Duhet të konsumojnë në gjellën e drekës 1 lugë gjelle uthull" .

Nëse kemi tension të lartë që vjen papritur, në mënyrë të menjëhershme duhet të marrim 5-6 litra ujë të nxehtë dhe të fusim këmbët në të, një çaj me limon dhe dy thelpi hudhër dhe tensioni ulet në mënyrë të mënjëhershme, mund të marrim pak spec djegës e fusim posht gjuhës , sepse zgjeron enët e gjakut. Mund të përdorim një gotë caj hibisku, petalet e këtij trëndafili të kuq  janë të mrekullueshme për të ulur tensionin në mënyrë të menjëhershme. Një lugë gjelle uthull hudhre në një gotë ujë do të ketë një rezultat të mrekullueshëm në uljen e tensionit në mënyrë të menjëhershme" këshilloi mjeku popullor. 

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë