Specialisti Ylli Merja në Report Tv: Tharja e gojës, hidhërimi dhe shija e keqe, ja recetat më efektive për t’i kuruar në kushte shtëpie

Çfarë fshihet pas tharjes së gojës, hidhërimit dhe shijes së keqe? Cilët janë shkaktarët dhe sëmundjet e fshehura që goja jonë “paralajmëron”. Specialisti i Bimëve Mjekësore Ylli Merja tregon trajtimin përmes bimëve popullore në emisonin “Rreze Dieli” në rubrikën “Bima dhe Shëndeti”.

Sipas tij janë disa shkaktarë kryesore që ndikojnë në tharjen e gojës dhe simptomave të tjera:

Çrregullim i funksionit të gjendrave të pështymës, çrregullim i funksionit të mëlçisë Diabeti (hiperglicemia) Ankthi, stresi, pagjumësia Myku i bardhë Parazitët në organizëm Medikamentet farmaceutike Trajtimet kimioterapeutike Sindroma “sjorgen”, sëmundje inflamatore Sëmundje të mushkërive, virale, etj

Ai këshillon kryerjen e këtyre analizave që do t’ju ndihmojnë të kuptoni më tepër se cilët janë shkaktarët që ju sjellin këto simptoma:

Eko e tiroides dhe gjëndrave të pështymës

Provat e heparit

Prova e mykut - nëse gjuha rri e zbardhur

Kulturë të fytit, HBP - nëse keni djegie në stomak

Glicemia - nëse jeni diabetikë

Por si mund t’i trajtojmë këto problematika në kushte shtëpie, përmes bimëve medicinale me disa receta të thjeshta:

-Shpëlarje e gojës 2 herë në ditë me pastë ose sodë

-Pakësoni duhanin dhe pijet alkoolike

-Përdorni fruta jo shumë të ëmbla

-Përdorni lakra të egra si çikore, rradhiqe, qumështore, lëpjetë

-Ujë me limon dhe me rigon (ose propolis rigoni). Në 500 ml ujë shtoni 1 limon të grirë dhe të shtypur, 1 lugë çaji rigon ose 15-20 pika propolis rigoni

-Përdorni finok të njomë në sallatë ose në 500 ml ujë shtoni 10-15 fije finok, 1 limon të shtrydhur dhe 2 lugë mollë të egra. Përgatiteni në darkë dhe konsumojeni gjatë ditës.

-Grijmë së bashku 1 portokall, 1 copë xhinxhër 3-4 cm, 1 kastravec, 1 mollë, 15 fije majdanoz, pak kripë dhe 1 lugë gjelle mjaltë.

-Supë detoks me 2 kunguj, 1 karrotë, 2 kastravec, 1 patate, 1 qepë të njomë, majdanoz dhe brokoli në 1 litër ujë. Në fund shtoni lëngun e një 1 limoni.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    13 Dhjetor, 14:13

    Në grup Anglia, Serbia, Letonia e Andorra, a shkon Shqipëria në Botëror?



×

Lajmi i fundit

E paprecedentë/ Sali Berisha nxjerr 'live' foton e gruas së Altin Dumanit për të shantazhuar kreun e SPAK

E paprecedentë/ Sali Berisha nxjerr 'live' foton e gruas së Altin Dumanit për të shantazhuar kreun e SPAK