Specialja i dha leje Thaçit të vizitojë varrin e të atit, deputeti Haliti: Praktikë që është bërë nga gjykata dhe më herët! Asnjëra palë s'i ka numrat për formimin e qeverisë

Pasi nuk u lejua të marr pjesë në ceremoninë e varrimit, ish- presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i është dhënë leje sot nga Gjykata Speciale për të vizituar varrin e babait të tij, i cili u nda nga jeta më 16 mars.

Lidhur me këtë vendim të speciales, Xhavit Haliti deputeti i PDK, i ftuar ditën e sotme në emision Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu tha se kjo është praktikë që është bërë edhe më herët për persona të tjerë. 

Sipas tij, arsyeja që gjykata se lejoi të marr pjesë në varrim mund të ketë qenë për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.

‘Vendimi është i njohur sepse kemi pasur një praktikë të tillë edhe më herët kur i ka vdekur babai Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit dhe asnjëri nuk është lejuar të vij në varrim pasi marrin pjesë shumëxha njerëz dhe mund të ketë edhe ndonjë zhvillim të pa përshtatshëm për ta. Sot që ka ardhur për të vendosur kurorë është një veprim që e kanë bërë dhe më herët gjykata, speciale, do ishte më mirë që të kishte ardhur ditën e varrimit, por mendoj se duke qenë se është në proces dhe s’ka përfunduar’, tha ai.

Deputeti tha se shanset që Kosova të shbëjë këtë Gjykatë janë zero. Ai tha se pret që të akuzuarit në Gjykatën e Hagës të shpallën të pafajshëm.

 ‘Kjo gjykata ka brenda saj të gjitha institucionet që ne i kemi në Kosovë dhe mundësia e Kosovës për ta zhbërë është zero, unë pres që të akuzuarit në Gjykatën e Hagës të shpallen të pafajshëm, sepse gjykata është ngritur për një çështje inekzistente dhe nuk ka qëndruar në Kosovë’, tha ai.

I pyetur lidhur me krijimin e qeverisë së re në Kosovë, ai tha se asnjëra palë si ka numrat e duhur për të krijuar qeverinë.

‘Është në interes të dyja palëve që të zvarritet sepse kjo situatë kërkon më shumë angazhim për formimin ose jo të qeverisë. Asnjëra palë si ka numrat e dëshirueshëm. Por topi është tek VV sepse ata e kanë shumicën dhe ata duhet që të futen në parlament dhe të bëjnë konstituimin e parlamentit dhe më pas fillon procesi për formimin e qeverisë dhe nëse jo atëherë duhet që të shkohet në zgjedhje të reja.

Partitë opozitare kanë thënë nuk do të kenë koalicion me VV, nëse është kështu VV duhet që të luftojë fortë për të pasur një qeveri me 61 deputet, se ku do ti gjejë është problemi i tij. Ai do të përballet me vështirësi. Limaj ka deklaruar që mund të futet në koalicion dhe ta votojë qeverinë po ajo ka një kosto të veten’, tha ai.

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

‘Klinika 24’/ Kirurgu Hakan Satiroglu: Metoda të reja trajtimi për problemet e infertilitetit! Misioni im, të ndihmoj njerëzit

‘Klinika 24’/ Kirurgu Hakan Satiroglu: Metoda të reja trajtimi për problemet e infertilitetit! Misioni im, të ndihmoj njerëzit