Roma i ka dhënë fund ecurisë pozitive të Lazio-s në kampionat, duke e mundur me shifrat 3-1 në superpërballjen e kryeqytetit. Skuadra verdhekuqe e zhbllokoi takimin në fundin e pjesës me Pellegrinin, I cili përfitoi nga një dalje e pa studiuar mirë e Strakoshës.
Në fraksionin e dytë të lojës skuadra bardhekaltër barazoi shifrat me Immobile-n, por 4-r minuta më pas Roma mori sërish avantazhin falë një ‘perle’ të Kolarov. Për të vulosur takimin mendoi qendërmbrojtësi Fazio që me kokë nga afër portës la të palëvizur gardianin shqiptar të Lazios.
Komento