LONDËR, Angli - Premier League e futbollit në Angli nisi këtë të shtunë raundin e 11-të. Në Londër, Tottenham dhe Manchester United barazuan 2-2 në një ndeshje që dhuroi emocione deri në sekondat e fundit.
Përballja nisi me frikën e dy skuadrave për mos pësuar, por Tottenham ishte më kërkues. Megjithatë, kalimi i minutave bëri që United të shihte nga sulmi dhe goli nuk mungoi. Në minutën e 32-të, pas një rrëmuje në zonë, krosimi i Diallo u shfrytëzua bukur nga Mbeumo, që me kokë kaloi "Djajtë e Kuq" në epërsi.
Me nisjen e fraksionit të dytë Spurs kërkuan barazimin, por diçka e tillë erdhi vetëm në minutën e 84-t. Tel, i cili kishte pesë minuta në fushë barazoi për 1-1 pas një pasimi të Udogie. Fundi i ndeshjes ishte "i çmendur" pasi Richarlison përmbysi momentalisht ndeshjen 2-1 për Tottenham. Goditja e Odobert u devijua me shpinë nga braziliani dhe tifozët vendas me të drejtë nisën festën.
Mirëpo, në aksionin e fundit të ndeshjes ishte de Ligt që barazoi për 2-2. Bruno Fernandes krosoi nga këndi dhe holandezi gjeti golin e parë sezonal dhe të pikës për United.
Pas 11 javëve të luajtura në Premier League, momentalisht Tottenham mban vendin e tretë me 18 pikë. Po me 18 pikë Manchester United e gjen vendin në pozitën e shtatë.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
11 Dhjetor, 07:30
Çfarë vlerësimi keni për drejtimin e SPAK nga Altin Dumani?
-
Anoj pozitiv
43.6%
-
Anoj negativ
29.1%
-
Të përzier
27.3%
Vota total: 697
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gerrard për Salah: Gaboi, por Liverpooli ka nevojë për të
11 Dhjetor, 16:17
-
Champions League/ Liverpooli lë pas krizën, mposht 0-1 Interin në Milano! Tri pikë për Barçën e Bayern, Atalanta e Gjimshitit përmbys Chelsean
9 Dhjetor, 23:01
-
Champions League/ Sot Inter - Liverpool dhe Atalanta - Chelsea, Bayern e Barcelona luajnë në shtëpi! Kairat - Olympiacos luhet në -20 gradë
9 Dhjetor, 11:41
-
GOLAT/ Rikthehet Man. United, fiton 1-4 kundër Wolves dhe barazon Chelsean në Premier League
9 Dhjetor, 10:56
-
VIDEO/ Aston Villa me hap kampioni, mposht 2-1 kryesuesit e Arsenalit dhe shkon -3 pikë nga kreu i Premier League
6 Dhjetor, 15:37
-
Armando Broja sot titullar për herë të parë me Burnleyn në Premier League
6 Dhjetor, 14:53
-
Nga supermarketi dhe puna si murator në yll të Premier League, historia e jashtëzakonshme e Igor Thiagos
5 Dhjetor, 15:02
-
VIDEO/ S'ka fitues në 'Old Trafford', Mancheter United - West Ham mbyllet 1-1
5 Dhjetor, 12:42
-
GOLAT/ Arsenali marshon i qetë drejt titullit kampion të Premier League, Leeds mposht Chelsean! Liverpooli në krizë, Armando Broja luan 9 minuta
4 Dhjetor, 10:31
-
GOLAT/ Man. City bën 'me zemër' Pep Guardiolën, fiton 4-5 në Londër kundër Fulham
3 Dhjetor, 09:51
-
Ish-futbollisti i Anglisë arrestohet në aeroportin e Londrës nën akuzën për tentativë përdhunimi
2 Dhjetor, 14:25
-
Liverpooli mbledh urgjent drejtuesit për fatin e Arne Slot, ultimatum për trajnerin
29 Nëntor, 15:56