ANGLI- Manchester United është ndalur në një barazim 3-3 ndaj Sheffield United e cila mund të konsiderohet si skuadra surprizë e sezonit. Ishin vendasit të cilët e filluan ndeshjen duke kaluar në avantazh me John Fleck. Në pjesën e dytë do të dyfishonin me Lys Mousset por ajo që do të ndodhte në 20 minuta e fundit ishte vetëm spektakël golash.
Në 8 minuta djajtë e kuq përmbysin gjithçka. Dy golat e parë të cilat vendosën baraspeshën u shënuan nga 19- vjeçari Brandon Williams dhe 18- vjeçari Mason Greenwood, ky i fundit kishte vetëm 4 minuta që kishte hyrë në lojë.
Dy minuta pas barazimit Marcus Rashford heshti gjithë stadiumin ‘’Bramall Lane ‘’, pas një aksioni të befasishëm. Vendasit të dëshpëruar nuk dorëzohen dhe në minutën e 90’ McBurnie rikthen festën në stadium.
Sheffield United pas këtij barazimi e sheh përsëri veten sipër Manchester United, në vendin e 6-të me një pikë më shumë se djajtë dhe me ëndrrën për një vend në Europa League. ‘Shpatat’ u ngjitën në Premier League në maj të këtij viti ku u renditën të dytët sezonin e kaluar në Championship, pas Norwich City. Por sot Norwich është në vendin e 18-të, kurse Sheffield sheh nga lart në renditje skuadra si Arsenal, Totenahm, Manchester United apo Everton. Vetëm tre humbje kanë marrë këtë sezon si dhe kanë arritur t’i marrin pikë Chelsea-s, Arsenalit, Totenhamit, Evertonit, ndeshjen e fundit dhe ‘Djajve të kuq’.
Komente






