Në ditën e tretë të kupës së botës "Rusi 2018" u luajtën 4 ndeshje nga grupet D dhe C. Mbrëmja e ditës së djeshme në Kaliningrad, zbriti në fushë dy skuadra të grupit D; Kroacinë dhe Nigerinë.
Të kuotuar si fitues të këtij dueli, ballkanasit kaluan në avantazh në minutën e 32 falë një autogoli të Etebo. Në pjesën e dytë në minutën e 72 Luka Modriç dyfishoi rezultatin për kroatët nga pika e bardhë e penalltisë.
Më herët, ndeshja tjetër e grupit mes Argjentinës dhe Islandës u mbyll në barazim. Golin e avantazhit për amerikano jugorët e shenoi Aguero në minutën e 19-të.
Vetëm 4 minuta më pas barazoi për ishullorët Finborgason. Në minutën e 64 Mesi shpërdoroi një mundësi të artë nga pika e 11 metërshit, e cila do ti siguronte Argjentinës tre pikët e para të eventit.
Pas dy ndeshjeve të para, në grupin D kryeson Kroacia me 3 pikë, e ndjekur nga Argjentina dhe Islanda me nga 1 pikë dhe ne fund Nigeria me 0 pikë.
Ndeshja e parë e grupit C mes Francës dhe Islandës dhuroi mjaft emocione. Ekipit të Didier Deschamps iu desh të vuante shumë për të fituar ndeshjen. Për francezët golin e parë e shënoi Griezmann nga pika e 11- metërshit në minutën e 58.
Po me penallti, vetëm 4 minuta më vonë, Majl Jedinak do të shënonte golin e barazimit për kombëtaren e Australisë . Golin e avantazhit për ekipin francez e shënoi Pogba, në minutën e 81, fal dhe një devijimi të mbrojtësit Pehik.
Në ndeshjen tjetër të grupit C mes Danimarkës dhe Perusë, fitorja iu buzëqeshi skandinavëve. Në minutën e fundit të pjesës së parë, peruani 26 vjeçar Kueva, humbi shansin të realizonte nga pika e bardhë e penalltisë.
Ekipi danez kaloi në avantazh në minutën e 59-të, fal golit të Jusuf Polsen. Presioni i mjegullt që ushtroi në minutat e mbetura ekipi i Perusë, nuk ndryshoi asgjë nga ajo çfarë ishte parashikuar.
Në grupin C pas dy ndeshjeve të para, renditja është si vijon: kryeson grupin Franca dhe Danimarka me nga 3 pikë, ndjekur nga Australia dhe Peruja me zero pikë.