Spektakël në syrin e 94 mijë tifozëve, sonte përballen peshat e rënda Fury-White! Boksieri britanik: Dukem i paprekshëm, por nuk jam

Boksi botëror do jetë sonte sy e veshë nga Londra atje ku do përballen dy gjigandë të peshave të rënda si Tyson Fury dhe Dillian Whyte. Në ‘Uembleyn’ magjik që pritet të shënojë rekord me 94 mijë tifozë, britaniku Fury kërkon të mbrojë titullin kampion në WBC kundër xhamajkanit White.

Fury, 33 vjeç, shihet si favorit edhe për faktin se 32 ndeshje në peshat e rënda nuk ka humbur asnjëherë, ndërsa sonte do jetë përballja e 32. Spektakli mes dy boksierëve pritet të nisë në orën 23:10, ndërsa britaniku Fury është parë me këmbë në tokë. Boksieri gjigand është shprehur ‘se nuk jam i paprekshëm ashtu siç të gjithë mendojnë. Edhe unë kam rënë në tapet, por kam pasur fat që kam fituar në 32 përballje’.

Fury për më tepër lavderoi kundërshtarin White duke thënë se është sypatrembur dhe një djal me parime, ndërsa nga ana tjetër xhamajkani tha se ‘boksieri britanik është i rrezikshëm, por jo dhe aq i mirë, pasi stili i tij të mërzit’.

Dillan Whyte ka 30 ndeshje në boksin profesionist nga të cilat ka fituar 28, 19 me nokaut.

Ne.k./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur