Spektakli i çerekfinaleve të Championsit, sonte dy superpërballje! Real Madrid pret Cityn, Arsenal sfidon Bayernin

Spektakli i çerekfinaleve të Championsit, sonte dy superpërballje! Real Madrid pret Cityn, Arsenal sfidon Bayernin

Real-City në sezonin e kaluar

Real Madrid-Manchester City është një nga dy super përballjet që do luhen sonte në Champions League. Në mitikun ‘Bernabeu’ dy ekipet vihen kundër për çerekfinalen e parë, ndërsa ky është sezoni i tretë që dy skuadrat vihen kundër njëra-tjetrës. Gjitashtu Real Madrid dhe City janë dy fituesit e fundit të Champions League, ndërsa ashtu si përballjet e fundit premtojnë emocione dhe spektakël.

Real Madrid vjen i shplodhur pasi ndeshjen e fundit e ka zhvilluar më 31 mars, ndërsa City nga ana tjetër ka patur një kalendar shumë të ngjeshur. Për t’ia dalë mbanë kundër ‘galaktikëve’ nuk do kenë të disponueshëm vetëm kapiten Walker, ndërsa te Reali mungon portieri Courtis dhe David Alaba. Në prag të çerekfinales trajneri i Realit Ancelotti thotë se për të eliminuar Cityn ‘duhet guxim dhe personalitet, diçka që i mungoi ekipit herën e fundit kur u përballën në gjysmëfinale’. Sa i takon Guardiolës spanjolli përsëriti se objektivi është fitimi i Championsit sërish, pasi ‘nuk kënaqen me një herë’.

Po aq interesante pritet të jetë edhe përballja tjetër çerekfinale që luhen në Londër mes Arsenalit dhe Bayern Munchen. ‘Topçinjtë’ në këtë 90 minutësh vijnë si kryesues të Premier League, ndërsa Bayern pas krizës që po kalon në Bundesligë dhe Championsi është shërimi i vetëm. Në rast eliminimi është e sigurtë largimi i trajnerit Tuchel. Të dy skuadrat vijnë sonte pa asnjë mungesë në përbërje dhe justifikime nuk ka.

Po aq sa bukuria e futbollit që pritet sonte vëmendje kanë marrë edhe kërcënimet për sulme terroriste që ka bërë ISIS. Përmes kanaleve të tyre të komunikimit ata kanë publikuar foto të 4 stadiumeve ku luhen çerekfinalet e Championsit, teksa shkruajnë ‘vritini të gjithë’. Në Spanjë dhe konkretisht në Madrid ka mbikëqyerje të shtuar në stadiumin e ndeshjes Atletico Madrid-Dortmund, por gjithsesi situata nuk është alarmante pasi shteti islamik ka bërë pothuajse të njëjtën gjë në çdo ndeshje të kësaj rëndësie. Nuk përjashtohet fakti që të ketë masa të shtuara në orët e ardhshme në dy stadiumet e Madridit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:09
Frikë në Champions, ISIS kërcënon me sulme terroriste 4 stadiumet e çerekfinaleve! Masa të shtuara në Madrid

Po aq sa bukuria e futbollit që pritet sonte vëmendje kanë marrë edhe kërcënimet për sulme terroriste që ka bërë ISIS. Përmes kanaleve të tyre të komunikimit ata kanë publikuar foto të 4 stadiumeve ku luhen çerekfinalet e Championsit, teksa shkruajnë ‘vritini të gjithë’. Në Spanjë dhe konkretisht në Madrid ka mbikëqyerje të shtuar në stadiumin e ndeshjes Atletico Madrid-Dortmund, por gjithsesi situata nuk është alarmante pasi shteti islamik ka bërë pothuajse të njëjtën gjë në çdo ndeshje të kësaj rëndësie. Nuk përjashtohet fakti që të ketë masa të shtuara në orët e ardhshme në dy stadiumet e Madridit.

Ne.k./S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja