Spektakli shumëngjyrësh i zogjve shtegtarë i kapur në radarin e SHBA-së (VIDEO)

Spektakli shumëngjyrësh i zogjve shtegtarë i kapur në radarin e SHBA-së (VIDEO)

Pamja e kapur nga radari

Një radar i motit në  Florida të SHBA-së, arriti të kapte një valë prej qindra pikash të kuqe, portokalli dhe jeshile.

Nga pamjet duket si një stuhi shumëngjyrëshe që vetëm vazhdon dhe shtohet.

Por ajo nuk është gjë tjetër perveç se zogj shtegtarë në ngjyra të ndryshme.

"Shiu në radar shfaqet në ngjyra të errëta blu", sipas postimit të “Shërbimi Kombëtar i Motit”  të Key West në Twitter.

"Shërbimi Kombëtar i Motit" ka shkruar se kjo veprimtari është tipike gjatë kësaj kohe të vitit, pasi zogjtë migrojnë përsëri në shtëpitë e tyre pasi fluturuan në jug gjatë dimrit.

Përdoruesit kureshtarë të Twitter-it kërkuan të dinin se çfarë lloje zogjsh shfaqeshin në radar, por “Shërbimi Kombëtar i Motit” nuk mund ta zvogëlonte më shumë.

Një grafik i krijuar nga studiuesit e Universitetit Cornell tregon modelet migratore të 118 llojeve të shpendëve në Amerikën e Veriut dhe Jugut. 

Shtatorin e kaluar, Shërbimi Kombëtar i Motit Key West postoi një foto në Twitter duke treguar grupet e shumta të shpendëve që migronin në jug mbi ishull.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Dy italianë tentojnë të dalin nga Hani i Hotit me 2 pako me çeqe me vlerë totale 1 milion dollarë! Dyshohen të falsifikuara

Dy italianë tentojnë të dalin nga Hani i Hotit me 2 pako me çeqe me vlerë totale 1 milion dollarë! Dyshohen të falsifikuara