Jo çdokush ka fatin të shikojë qiellin e ngjyrosur me drita rrëzëllitëse nën vallëzimin e aurorës boreale.
Ky fenomen kryesisht ndodh në vendet nordike dhe kësaj rradhe ka ndodhur në Finlandë.
Magjia e saj i ka surprizuar të gjithë ata që ishin pjesëmarrës nga e premtja deri të shtunën.
Fenomeni vjen si rezultat i përplasjes mes pjesëzave të ngarkuara me elektricitet nga dielli, që hyjnë në atmosferën tokësore.
Drejtori i një reviste udhëtimesh, “Gjithçka për Laplandin”, Aleksander Kuznetsov, që ka filmuar spektaklin e dritave, thotë se ka qenë aurora më e bukur që rajoni ka parë që nga shtatori i 2017-ës.