Sot në mëngjes, faqja e parë e gazetës së regjimit të Koresë së Veriut, Rodong Sinmun ka botuar disa fotografi që tregojnë se Kim Jong Un, i cili pati humbur gjurmët për rreth njëzet ditë, mori pjesë në ceremoninë e inagurimit të një fabrike plehrash në qytetin e Sunchon, 50 kilometra në veri të kryeqytetit Phenian.
Dhe megjithëse nuk është e mundur të verifikohet në mënyrë të pavarur versioni i mediave të regjimit, fotografitë e diktatorit mohojnë thashethemet e qarkulluara ditëve të fundit se Kim ishte në gjendje të rëndë, apo madje edhe kishte vdekur pas një ndërhyrje kirurgjikale në zemër.
Mungesa e gjatë e daljes në media dhe disa informacione ngritën spekulimet nga mediat aziatike se diktatori i Koresë së Veriut zhvilloi një operacion në zemër që shkoi keq, ndërsa dyshimet u shtuan më shumë kur Kina dërgoi një grup mjekësh në Korenë e Veriut.
Paraqitja e tij e fundit në publik e Kim ishte më 11 Prill, ditën kur ai drejtoi një mbledhje të Byrosë Politike të Partisë së Punëtorëve.
Mungesa e tij e paparë në festimet për Ditën e Diellit, më 15 Prill, një nga festat e mëdha kombëtare të Koresë së Veriut, nxiti spekulime dhe thashetheme për operacionin e dështuar, ku u përfshi edhe inteligjenca amerikane.
Dje një ish zyrtar i Koresë së Veriut, i arratisur vite më parë tha se ai ishte 99% i sigurt se Kim Jong Un kishte vdekur. Ditë më parë hipoteza të shumta kishin qarkulluar në mesin e analistëve, sipas njërës prej të cilave Kim ishte izoluar në vendpushimin bregdetar të Wonsan për të mbrojtur veten nga koronavirus.
Sekretari amerikan i Shtetit Pompeo kishte thënë se Shtetet e Bashkuara po përgatiteshin për çdo mundësi, duke konfirmuar se, si edhe në të kaluarën, inteligjenca ndërkombëtare ishte në errësirë të plotë.
Po sipas spekulimeve vendin e diktatorit tw vdekur do ta zinte motra e tij e vogël, Kim Yo-jong, roli i të cilës si krahu i djathtë i vëllait të saj në periudhën e fundit ka qenë gjithnjë e më i dukshëm.
Mungesa nga skenat e diktatorit përfundoi dje, pas njëzet ditësh. Po ajo nuk është e vetmja dhe as më e gjata. Në vitin 2014 Kim u zhduk për gjashtë javë, pastaj u kthye në publik me një patericë në dorë. Media asokohe nuk përmendi dhe as specifikoi probleme shëndetësore.
Në fotografitë e ngjarjes së djeshme të publikuar nga gazeta e regjimit, 36-vjeçari nuk duket se tregon probleme të dukshme fizike, megjithëse padyshim që për vërtetësinë e fotografive në ditët në vijim priten konfirmime të mëtejshme. Mungesa e tij mbetet në shumë aspekte e çuditshme dhe fakti që ai është rishfaqur nuk përjashton faktin tjetër që ai mund të ketë bërë ndërhyrje kirurgjikale në zemër
Shtyp model jeni o qeratenj
PërgjigjuS'bie rrufeja ne Surrel
Përgjigjuper mitin tjeter po cpaskeni qene more edhe b... jepni per kryeministrin plera njerez
Ke te drejte rrufeja bie vetëm në goptësatëme