VIDEO/ Spërkatën statujën e Lord Balfour me ketchup, arrestohen 2 aktiviste në Britani

VIDEO/ Spërkatën statujën e Lord Balfour me ketchup, arrestohen 2 aktiviste në Britani

Dy gra aktiviste të rrjetit aktivist ‘Palestine Actions’ me bazë në Britani janë arrestuar nga policia pasi kanë hyrë në parlamentin britanik për të prishur statujën përkujtimore të ish-kryeministrit Arthur Balfour.

Aktivistët hodhën ketchup mbi statujën e Balfour, i cili ishte nënshkruesi i Deklaratës së Balfour të vitit 1917 si sekretar i atëhershëm i jashtëm.

Deklarata e Balfour është një dokument që daton që nga viti 1917 që premtonte mbështetje për formimin e një "shtëpie kombëtare për popullin hebre" në Palestinë.

Aktivistët thuhet se përdorën leje turistike për të hyrë në hollin e anëtarëve të Dhomës së Komunave.

Teksa spërkatnin me ketchup, të cilin ata e përshkruanin si gjak të rremë, një nga aktivistët tha:

"Palestinezët kanë vuajtur për 105 vite për shkak të këtij njeriu”.

Më pas, aktivistët u ngjitën pas statujës, të cilët vendosën një mini flamur palestinez dhe bërtitën "Palestinë e lirë".

Ata u arrestuan për dëmtim kriminal dhe u dërguan në një stacion policie në Londër.

 

S.S/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës