Superliga shqiptare e futbollit mbylli dje javën e 16-të dhe tanimë skuadrat po mendojnë për atë pasardhëse. Raundi i 17-të luhet në dy ditë dhe në orare të ndryshme. Konkretisht e shtuna e 16 dhjetorit çel javën me Kukësi - Partizani në 13:30, ndërsa Dinamo - Egnatia luhet në 17:00.

Të dielën e 17 dhjetorit në orën 13:30 luhen dy ndeshje. Në "Selman Stërmasi" zhvillohet "Klasikja" Tirana - Vllaznia dhe në "Arena Egnatia" luhet Erzeni - Teuta. Në 17:00 Skënderbeu pret Laçin në Korçë.

Pas javës së 16-të kryeson Egnatia me 34 pikë, ndjekur nga Partizani me 31 dhe Tirana me 23 e Skënderbeu me 22. Në fund Erzeni, Laçi dhe Teuta.

Superliga, java 17-të:

E shtunë

13:30 Kukësi - Partizani

17:00 Dinamo - Egnatia

E dielë

13:30 Tirana - Vllaznia

13:30 Erzeni - Teuta

17:00 Skënderbeu - Laçi

Renditja: