Spikerat e Sky Sport hipnotizohen
nga stërvitja e Dortmundit/VIDEO

Spikerat e Sky Sport hipnotizohen<br />nga stërvitja e Dortmundit/VIDEO
Stërvitja e lojtarëve të ekipit gjerman të Bundesligës, Borussia Dortmund, në një ambient të mbyllur, palestër, i ka marrë vëmendjen dy spikerave të lajmeve të Sky Sport.

Shkak është bërë stërvitja e çuditshme e verdhezinjve, të cilët në një moment duken të gjithë si të "ngrirë", teksa në duar mbajnë veglat e palestrës. Teksa kanë anonçuar në transmetim një video të postuar në rrjetet sociale nga Mario Gotze, ku lojtarët e Dortmund “ngrijnë” gjatë ushtrimeve, kthimi i regjisë në studio i “gjen” dy gazetarët krejtësisht të hipnotizuar, duke harruar se janë “live” në studio.

I pari që reagon ndaj këtij “hutimi” është spikeri i cili lëviz me duar kolegen e tij që të “zgjohet” pasi janë në transmetim të drejtpërdrejtë.

Borussia Dortmund njihet në Gjermani dhe më gjerë si një nga ekipet që zhvillon stërvitje të pazakonta.

Shumëkujt mund t’i vijë ndërmend stërvitja me pajisjen robotike në një dhomë të mbyllur, ku lojtarit i vijnë topa nga drejtime të ndryshme dhe ai duhet të tregojë aftësitë e tij në reagimin e shpejtë edhe përmes reflekseve, duke kontrolluar secilin prej tyre. Ndërsa kjo e palestrës është një stërvitje tipike me qëllim rritjen e rezistencës fizike në fushë, përmes forcimit të muskulaturës.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

20 mijë studentë nisin sot vitin e ri akademik, Manastirliu uron studentët dhe petegogët: Suksese në rrugëtimin tuaj drejt dijes

20 mijë studentë nisin sot vitin e ri akademik, Manastirliu uron studentët dhe petegogët: Suksese në rrugëtimin tuaj drejt dijes