Spille,bizneset leje për ndërtime
me dru,por me hekur dhe beton

Shumë nga ndërtesat që janë ndërtuar në plazhin e Spillesë kishin një lejë me afat 150 ditor, dhe se duhet të ndërtoheshin me materiale të çmontueshme në mënyrë që plazhi i spillesë të rimerte sërisht në stinën e vjeshtës dhe dimrit,karakterin e mëparshëm natyror.

Por ndryshe nga sa ishte marrë leja në Bashkinë e Rrogozhinës por edhe nga komuna Kryevidh në Kavajë, prokuroria e Kavajës ka konstatuar se të gjitha objektet janë ndërtuar me material betoni dhe hekuri dhe asnjë nga ndërtimet nuk është çmontuar, për të respektuar VKM me nr. 369 të vitit 2016, të firmosur nga Edi Rama.

Ndërsa rezulton krejt e kundërta, banesat janë të ndërtuara me themele të organizuara me lulishte përpara, konstruksioni i tyre rezulton i paçmontueshëm, të cilat rezultojnë definitive të përhershme. Shqiptarja.com disponon dhe VKM, e cila në nenin 7 që flet për kriteret e përgjithshme për strukturat në stacionet e plazhit, thotë se përveç kullave të vrojtimit, instalimeve sanitare të gjitha strukturat e ndërtuara duhet të çmontohen gjatë sezonit të dimrit për ti kthyer plazhit, karakterin e tij natyror.

dokument 2

dokument 1

Vetëm katër banorë të zonës kanë biznes
Në vijim të hetimeve të tjetërsimit të pronave nëpërmjet krijimit të një mekanizmi të njëjtë, duke administruar AMTP të një periudhe mbi 15 vjet, në kundërshtim me ligjin, më pas duke proceduar me konfirmimet nga zyrat e Këshillit të Qarkut Tiranë, duke fshehur dhe zëvendësuar konfirmimet e Qarkut me konfirmime që parashtrojnë rrethana të rreme, nëpërmjet falsifikimit të statusit të parcelave apo pasurive të veçanta, duke i bërë pjesë të praktikës (dosjes) së aplikuesve, kanë arritur t’ua regjistrojnë si pasuri të personave të ndryshëm.

Në vijim të hetimeve ka rezultuar se këto pasuri janë regjistruar e më pas janë tjetërsuar nga persona të tjerë, nëpërmjet shitblerjeve në një periudhë tepër të shpejtë, në kundërshtim të hapur me ligjin. Gjithashtu janë kryer hetime dhe në lidhje me ndërtimet e 27 lokaleve përgjatë vijës bregdetare, ku vetëm 4 katër persona investitorë rezultojnë të jenë banorë të zonës Spille, ndërsa të gjithë personat e tjerë janë qytetarë të rretheve të tjera.

Ndërtimet e këtyre lokaleve rezultojnë vetëm mbi bazën e një aplikimi në Bashkinë Rrogozhinë, duke paraqitur vetëm një plan-vendosje, kjo sipas preferencave të investitorëve, pa pasur asnjë plan zhvillimor të Bashkisë Rrogozhinë. Nga administrimi i dokumentacionit për këto ndërtime rezulton se asnjë prej tyre nuk ka kaluar në Zyrën Urbanistike të Bashkisë Rrogozhinë, në përputhje me detyrimet ligjore që rrjedhin nga aktet ligjore për zona specifike bregdetare turistike.

Nga këqyrja dhe dokumentimi i këtyre fakteve ka rezultuar se të gjitha objektet janë jashtë kondicioneve të paraqitura në plan-vendosjet, me sipërfaqe më të mëdha dhe zhvillime katesh shtesë. Rezultojnë të gjitha me strukturë themeli betoni dhe pa respektuar asnjë kriter të të ashtuquajturave ndërtime provizore (VKM 369/2016). Në vijim të kësaj, duhet të evidentohet fakti se ndërtimet provizore për shërbime në zonat e plazhit, sipas përcaktimeve ligjore, duhet të kenë një afat të caktuar 150-ditor. Ende sot e kësaj dite këto ndërtime nuk janë çmontuar, siç rezulton nga këqyrja e bërë.

Me themele betoni ndërtesat të paçmontueshme
Ndërsa rezulton krejt e kundërta, banesat janë të ndërtuara me themele të organizuara me lulishte përpara, konstruksioni i tyre rezulton i paçmontueshëm, të cilat rezultojnë definitive të përhershme. Në vijim të hetimeve ka rezultuar se disa pasuri janë tjetërsuar nëpërmjet falsifikimeve me mekanizmin e sipërpërmendur, duke shfrytëzuar emrat e personave fshatarë të zonës dhe kundrejt asnjë shpërblimi, pra transaksioni, apo transaksioni të rremë, janë bërë pronarë të pasurive të veçanta të zonës.

Këtu evidentojmë sasinë e përfitimit në mënyrë tërësisht të paligjshme, flagrante, nëpërmjet mekanizmit të rremë të shfrytëzimit të dokumenteve të falsifikuara duke aplikuar emra të banorëve fshatarë të zonës dhe marrë nënshkrimet e tyre në mekanizmin e transaksionit të pronës në fletë të bardha nëpërmjet noterëve, duke u vajtur në banesa,të cilët deri në momentin e thirrjes në Prokurori nuk kishin dijeni për çfarë kishin firmosur dhe në rastin konkret nuk kishin marrë asnjë lloj shpërblimi.

Roli i ish-rregjistruesit Asim Arkaxhiut
Nga hetimi ka rezultuar se mekanizmi i ndjekur nga personat e mësipërm nën hetim me marrjen e AMTP fiktive, konfirmime fiktive nga Këshilli i Qarkut Tiranë, regjistrimi i tokës në pronësi të banorëve të Komunës Kryevidh, të cilët nuk kanë dijeni për këtë tokë dhe tjetërsimi nëpërmjet dhurimit dhe shitjes në persona të panjohur, ka vazhduar edhe nga regjistruesi pasardhës.

Konkretisht, shtetasi Asim Arkaxhiu me detyrë regjistrues nga data 10 teteor 2016 deri në 15 maj 2017 ka pasur dijeni që parcelat e ndodhura në bregdet si tokë pa fryt (ranishte, pyll etj.) të ndodhura në fshatrat Spille, Rreth-Greth, Domen të Komunës Kryevidh, të cilat ishin regjistruar në kundërshtim me ligjin dhe me shkresa të falsifikuara dhe ka kryer transaksione në këto parcela ku ai kishte kërkuar informacion.

Më konkretisht me shkresën nr. 7152 prot.,dr. 7 nëntor 2016, të ZVRPP Kavajë, regjistruesi Asim Arkaxhiu i ka kërkuar informacion Këshillit të Qarkut për shkresën me nr. 1608 prot., dt. 26.07.2016 dhe shkresën nr. 1754 prot., dt. 14.09.2016, të lëshuara nga Këshilli i Qarkut Tiranë ku është konfirmuar ndryshimi i zërave kadastralë përkatësisht nga tokë “PF”, “PF ranishte”, “Pyll”, “Kullotë”, në tokë “Arë” për parcelën me nr. 42 z.k. 3175 fshati Rreth-Greth, parcelat nr. 37, 35 z.k. 3501 fshati Spille,dhe disa fshatra të tjera në këtë zonë.

Si i zbuloi dëshmia e punonjëses së hipotekës
Aldo Kila,me detyrë specialist jurist edhe pse ka pasur dijeni për shkresat e mësipërme ka vazhduar të kryejë veprime në parcelat nr. 37, 35 z.k. 3501 fshati Spille, parcela nr. 1 z.k. 3960 fshati Kazie, parcelat nr. 96, nr. 174, nr. 5 z.k. 1512 fshati Domen, parcela nr. 119 z.k. 3914 fshati Zhabjak, parcela nr. 56 z.k. 3497 fshati Spanesh dhe parcelat me nr. 55, nr. 98, z.k. 2888 fshati Patk Milot. Marrja në dijeni vërtetohet nga fakti se në muajin korrik 2017 ka bërë shënime me laps në rubrikat përshkrim i veçantë në këto parcela.

Këto shënime janë bërë pasi janë kryer transaksione në këto pasuri. Kjo gjë vërtetohet edhe nga deklarimi i juristes Alba Çelhyka, e cila në deklarimin e saj ka shpjeguar se ka bërë transaksione në parcelën me nr. 42 z.k. 3175 fshati Rreth-Greth Kavajë dhe në momentin që ka bërë transaksionet në regjistra nuk ka pasur shënime. Rreth muajit tetor-nëntor 2017 ajo ka konstatuar shënime me laps të bëra te përshkrimi i veçantë. Pas këtij konstatimi ka komunikuar me specialistin jurist Aldo Kila duke i thënë se kur kishte marrë dijeni për këto shkresa.

Ai i është përgjigjur që kishte marrë dijeni që në momentin që këto shkresa ishin protokolluar pranë ZVRPP Kavajë. Pas këtij komunikimi me Aldon ka bërë verifikime tek arkiva digjitale (skanuara) për veprimet që ishin kryer në parcelën me nr. 42 z.k. 3175 Rreth-Greth dhe ka konstatuar se pas shkresave me nr. 2223/1 prot., dhe nr. 2223/2 prot.dt. 14 nëntor 2016 Këshilli i Qarkut Tiranë, ishin kryer transaksione të ndryshme: kontrata dhurimi, shitje dhe shkëmbimi. Më konkretisht ka konstatuar se në pasurinë me nr. 42/3 z.k. 3175 vol. 7, f. 211 ishin kryer transaksione si kontratë shkëmbimi e dt. 24 shkurt 2017 në kundërshtim me shkresat e mësipërme, për të cilat si specialisti Aldo Kila edhe ish-regjistruesi Asim Arkaxhiu kishin dijeni.

d.c./shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq/ Në Korçë 893 abonentë pa energji! Pala greke ndalon hyrjen e kamionave dhe autobuzëve në Kapshticë

Moti i keq/ Në Korçë 893 abonentë pa energji! Pala greke ndalon hyrjen e kamionave dhe autobuzëve në Kapshticë