Spinaq burani me vezë sy nga zonja Albana

Spinaq burani me vezë sy

Përbërësit:

  • 1 kg spinaq
  • 1 qepë e thatë
  • 3 qepë të njoma
  • 2 lgj oriz
  • 4 lgj vaj ulliri
  • 4 kokrra vezë
  • ½ tufë majdanoz
  • ½ tufë koper
  • 1 gotë ujë
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Lajmë spinaqin dhe e lemë të kullojë. Ndërkohë në një tigan të thellë vendosim vaj ulliri dhe një thelpi hudhër. Sapo vaji të aromatizohet e largojmë hudhrën dhe shtojmë qepën e thatë spërkatur me pak kripë. E kaurdisim qepën derisa të zbutet më pas shtojmë qepët e njoma dhe orizin. Vazhdojmë kaurdisjen duke shtuar dhe pak ujë. Kur shohim që orizi ka shpërthyer kokrrën shtojmë spinaqin e grirë mesatarisht. Pasi spinaqi të ulë vëllimin shtojmë erëzat dhe bimët aromatike. Në fund hedhim vezët (1 vezë për person), sipër vezëve bëjmë një spërkatje të lehtë me kripë dhe bimë aromatike. Vendosim kapakun dhe e lemë gatimin derisa vezët të mpiksen.

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë