Spinaq në furrë
Përbërësit:
- 300 gr spinaq
- 3 lgj vaj ulliri
- 1 qepë
- 1 patate
- 3 kokrra vezë
- 2 lgj kos
- 150 ml qumësht
- 1 lgj majonezë
- ½ lgj koncentrat
- 1 lgj miell misri
- 1 lgj gjalpë
- 1 tufë koper
- Kripë, piper
Përgatitja:
Grijmë një qepë shumë imët, ndërsa pataten e presim në rrethore. Në një tigan me bazë të gjerë ngrohim pak vaj ulliri dhe vendosim qepët të kaurdisen së bashku me patatet. I spërkasim me pak kripë dhe piper dhe sapo qepa është bërë transparente shtojmë spinaqin. Ndërkohë që spinaqi ul vëllimin rrahim vezët me kosin, qumështin dhe majonezën.
Lyejmë një tavë me pak gjalpë dhe vendosim spinaqin e kaurdisur së bashku me qepën dhe patatet. Shtojmë koper të grirë si dhe bëjmë një spërkatje të lehtë me miell misri. Shtojmë kremin me vezë, qumësht dhe kos dhe në fund e spërkasim me pak miell misri ose djathë dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.