5 herë në festivalet e interpretuesve dhe 2 në të dhjetorit, këngët e tij, dëgjohen ende në skena. I rritur mes teatrit e muzikës, arti ishte bërë pjesë e pandarë e jetës së At Spiro Katundit dhe do të mbetej po kështu, edhe kur ai të vendoste të vishte rason e priftit ortodoks në fillim vitet ’90. Do të ndiqte në këtë formë gjurmët e të atit, i cili shërbeu si klerik kur feja ishte e ndaluar.
Është një histori e rrallë ajo e Ikonomit të Mitropolisë së Korçës, që Qendra për Hapje dhe Dialog e propozon në Bibliotekën “Thimi Mitko” të qytetit si “Personazh në fokus”.
Të pranishëm në këtë takim janë edhe miqtë e tij, që rrëfejnë për humanizmin e tij si klerik i kishës ortodokse dhe njëherazi karrierën letraro-artistike. Kompozitor, tekst shkrues, dramaturg, At Spiro Katundi, artin vijoi ta ushqejë me krijimtarinë e tij në shumë dimensione.
Gjatë takimit, ku ishin edhe përfaqësues nga Mitropolia e Shenjtë e Korçës, u cek edhe roli i rëndësishëm i At Spiro Katundit, sa i përket tolerancës fetare.