Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali ishte ditën e sotme në Fier ku vizitoi ambientet e rikonstruktuara të shkollës artistike të qytetit, Jokov Xoxa. Ajo tha se tashmë në vëmendje është kërkesa e stafit për paisjen e shkollës me sa më shuëm instrumenta muzikorë.
"Arti nuk përcjell e as zhvillohet në shëmti, ndaj vëmendja jonë nuk mungoi as në shkollën artistike të qytetit të Fierit, "Jakov Xoxa", e cila është rikonstruktuar totalisht duke ofruar tanimë ambjente vitale, me kushte optimale për 350 nxënësit e saj të talentuar.
Bashkë me deputetët, kemi në vëmendje gjithashtu, kërkesën e stafit drejtues dhe profesorëve të mirënjohur të kësaj shkolle, për të pasur në dispozicion më shumë instrumenta muzikorë për zhvillim e mësimit në standardet më të larta të mundshme", u shpreh Spiropali.