Spiropali: Brenda dhjetorit votojmë Reformën Zgjedhore! Bardhi: Nuk është trau i doganës që e ul dhe e ngre vetë

Spiropali: Brenda dhjetorit votojmë Reformën Zgjedhore! Bardhi: Nuk është trau i doganës që e ul dhe e ngre vetë

Elisa Spiropali

TIRANË- Zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, pas thirrjes së këtij të fundit për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Spiropali thotë se Basha dhe shumica e tij imagjinare duhet të presin zgjedhjet e radhës për t'u rikthyer në parlament.

Ajo thotë se Reforma Zgjedhore do të votohet brenda dhjetorit sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

"Lulzim Basha dhe shumica e tij imagjinare duhet të presin zgjedhjet e radhës per t’u rikthyer në Parlament, prej ku u larguan vullnetarisht me daullet e fitores imagjinare!

Qeveria dhe shumica jonë e votuar për të qeverisur 4 vjet, kanë shumë detyra e punë për të realizuar deri në përfundim të mandatit, në respekt të kontratës me shqiptarët. Ata që e grisën kontratën me zgjedhësit e tyre, nuk kanë asnjë të drejtë po as edhe një shans gjithashtu, të grisin kontratën tonë.

Ne po përgatitemi për dy sezone të reja betejash në çdo drejtim dhe për një Shqipëri më të mirë në çdo fushë të jetës. Nga ana tjetër, sa më shumë Lulzim Basha dhe shumica e tij imagjinare refuzojnë dialogun për reformën zgjedhore, aq më pak kohë kemi ne për të humbur me ta. Brenda dhjetorit do te votojme Reformën Zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe do të vazhdojmë më tej me pikat kyçe të procesit të integrimit europian, duke përdorur si hartë drejtuese rezolutën e Bundestagut, si edhe të gjitha pikat e tjera të programit tonë për Shqipërinë që duam", shkruan Spiropali.

Pas kësaj deklarate ka reaguar edhe sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi. Bardhi shkruan se reforma zgjedhore nuk ngjan me traun e doganës që e ul, e ngre vetë, sipas dëshirës dhe se reforma e vërtetë zgjedhore.

"Elisa Spiropali duhet t’i mësojë Edi Ramës se Reforma Zgjedhore sipas kushteve të , nuk ngjan me traun e doganës, qe e ul e ngre vetë, sipas dëshirës. Reforma e vërtetë zgjedhore nuk kalon dot kontrabandë për t’u hedhur hi syve shqiptarëve dhe Perëndimit që, bashkë me opozitën, duan të garantojnë zgjedhje të lira e të ndershme. Edi Rama ka frikë nga reforma zgjedhore sipas kushteve të BE. Vota e lirë i jep fund pushtetit të tij të vjedhur dhe të blerë nga krimi dhe korrupsioni. Shqipëria si Europa është rruga e vetme. Edi Rama nuk e ndalon dot me asnjë makinacion”, shkruan Bardhi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja