Spiropali: Negociatat dhe ca lakenj të paturpshëm që falenderojnë Macronin

Spiropali: Negociatat dhe ca lakenj të paturpshëm që falenderojnë Macronin

Ka një keqardhje dhe zemërim të kuptueshëm mbarëkombëtar dhe mbarëevropian lidhur me mungesën e vendimit të Këshillit Evropian për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Supergruaja e Evropës, Angela Merkel, e cila udhëhoqi personalisht frontin pro Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, siguroi se Gjermania do insistojë të bëhet më e mira në raport me dy vendet ballkanike.

Kryeministri i Italisë Conte foli për historinë otomane dhe komuniste si dy përcaktuese fatkeqe të ndarjes së rajonit nga Evropa dhe e quajti vendimin e djeshëm një gabim historik. Ishte prekesë ta dëgjoje kryeministrin e Italisë mike duke na bërë të rindjejmë mallin tonë të kahershëm për Evropën.

Duke na kujtuar se miqtë e vjetër nuk harrohen kurrë, Kancelarja në detyrë e Austrisë Bierlein deklaroi hapur dhe qartë mbështetjen për të dyja vendet duke shprehur njëkohësisht zhgënjimin me mungesën e vendimit dhe dritëshkurtësinë e dëshmuar të përgjegjësve të këtij akti të gabuar.

Reagimi i fortë i Departamentit Amerikan të Shtetit shprehu zhgënjimin mbi këtë vendim të padrejtë duke provuar kështu se Amerika do vazhdojë të jetë gjithmonë aleatja jonë strategjike për të zbrapsur cilëndo forcë që do i duket se me këtë rast u bë deti kos dhe do mundohet të përfitojë.

Reagime vazhdojne varg, Eduard Kukan, një i djathtë i dëshmuar i Parlamentit Evropian, njohës i mirë i Shqipërisë dhe ndërlikimeve tona politike, shprehu neverinë dhe indinjatën për atë që e quajti sabotim dhe papërgjegjshmëri të Francës dhe Macron për procesin e zgjerimit. Presidenti i Këshillit Tusk bëri luftë deri në fund dhe vazhdon t’i japë inkurajim Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut se rrugëtimi ynë i përbashkët vazhdon. Presidentja e zgjedhur e Komisionit, gjermanja Ursula von der Leyen, Presidenti aktual Juncker e konsideruan gabim historik mbajtjen pezull të dy vendeve, Komisioneri Hahn shkoi me larg duke deklaruar se të dy vendet i mbajtën premtimet e tyre, ndërsa Këshilli dështoi për shkak të problemeve të brendshme.

Prekëse të shohësh sa shumë mbështetës në BE dhe jashtë saj ka sot Shqipëria që është më pranë se kurrë kapërcimit të keqkuptimeve historike me Evropën. E në gjithë këtë solidaritet mbarëevropian, pse jo dhe mbarëbotëror, nuk ka si të mos të vijë keq për një grusht shqiptarësh të papërgjegjshëm si Berisha, Basha, ca lakenj mediatikë dhe ca gënjeshtarë patologjikë të pandershëm dhe të paturpshëm që falenderojnë Macron dhe sulmojnë Komisionin Evropian për mbështetjen, duke fyer dhe lënduar në këtë mënyrë pa asnjë përgjegjshmëri dhe asnjë drojë inteligjencën dhe ndjeshmërinë patriotike të çdo shqiptari.

Pavarësisht nga këta shejtanbudallenj qesharakë, ne do vazhdojmë të bëjmë detyrat tona dhe nuk do të ndalemi derisa ta shohim Shqipërinë të çliruar nga këta të pafe e të paatdhe, dhe sigurisht do ta realizojmë ëndrrën kombëtare të shqiptarëve për t’u kthyer në familjan tonë natyrale, Evropën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Konjak: 19/10/2019 22:41

    SHumica e shqipetareve kane drejtim perendimor :Por kjo nuk do te thot se shqipetaret qe nuk u perkasin ketij drejtimi , jane te pa ndershem e te pa turpshem -per faktin se kane nje mendim ndryshe. As kush nuk mund te thot se ,kjo pjese e shoqerise nuk jane ne te drejten e tyre .Sigurisht me Shqiperine dhe Maqedhonine e veriut ,ishin te gjitha kushtet per tu hapur driten jeshile ,por fatkeqesisht zoteri Makron shikoi vetem ndonje mangesi ,dhe per fat te keq vuri veton .Sa per inteligjencen dhe ndjeshmerine patriotike -pa dashur te prek askend -jane dhe ishin ne nje numur fare te vogel ,dhe s;mund te ndrishonin asgje per mir ,e ndodhemi keshtu sic e shikojme ,te pa zhvilluar ,copecope e te pa ngrene .Sa per keta -qesharaket-ne do te vazhdojme edo ta bejme Shqiperine lule ,edhe bar do hame ,e shqiperine do ta shperngulim ne Evrope .Faleminderit. hqiperine dhe Maqedhonine e veriut ishin te gjitha kushtet e rendesishme per tu hapur negociatat ,por per fat te keq zoteri Makron shikonte vetem mungesat ,dhe per cudi i quajti paresore ,duke na e perplasur porten .pa te drejte dhe pa respekt .

    Përgjigju
  • eliza e botes se rilindjes dhe euronews: 19/10/2019 18:14

    ta kishin thne gazetaret per macronin hajde de. Macroni me ze e figure ne se ish shumica e shteteve kunder. Mjaft te shikosh videon ne euronews. fjalet jan fukarallek

    Përgjigju
  • Sajmiri: 19/10/2019 15:43

    Ed rama duhet te jape DORHEQJE dhe SPIROPALI te behet krieministre AJO E MERITON PLOTESISHT AJO KA EKSPERIENCE KA QENE DREJTORESHE NE DOGANA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja