Spiropali sulmon PD: Çadra s'do
rend, është kaosi dhe injoranca 

Spiropali sulmon PD: Çadra s'do<br />rend, është kaosi dhe injoranca 
Elisa Spiropali shprehet se shqiptarët kanë dy rrugë në 18 qershor, të zgjedhin mes mbetjes përgjithmonë në çadrën e errët ose daljes në dritën e shfrytëzimit të mundësive historike për përparim dhe zhvillim.
 
Sipas saj, çadra është frika nga rendi, çadra është kaosi, çadra është parazitizmi që refuzon konkurrencën, injoranca që nuk do sfidën.
 
"18 qershori vulos fatin e Shqipërisë. Nuk ka dhe nuk mund të ketë kthim mbrapa. Shqipëria do bëhet. Edhe për inat të çadrës ogurzezë" përfundon Elisa Spiropali.

PD vazhdon protestën në çadrën e ngritur para Kryeministrisë duke kërkuar largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike.

 
Statusi i plotë i Elisa Spiropalit në Facebook
Shqipërisë i duhet të zgjedhë mes mbetjes përgjithmonë në çadrën e errët ose daljes në dritën e shfrytëzimit të mundësive historike për përparim dhe zhvillim.
 
Çadra është frika nga Rendi. Çadra është kaosi. Çadra është parazitizmi që refuzon konkurencën, injoranca që nuk do sfidën, asfiksia që nuk pëlqen ajrimin, nepotizmi dhe klani që refuzon meritën, padrejtësia që pret shenjtnimin, çadra është Shqipëria që endet në humnerat e vetvrasjes pa e ditur se ka një rrugë shpëtimi.
 
18 qershori vulos fatin e Shqipërisë. Nuk ka dhe nuk mund të ketë kthim mbrapa. Shqipëria do bëhet. Edhe për inat të çadrës ogurzezë.



dy.b/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD te Bashkia e Tiranës, Policia njofton masat dhe rrugët që bllokohen sot! Koha dhe itinerari që duhet të ndjekin shoferët

Protesta e PD te Bashkia e Tiranës, Policia njofton masat dhe rrugët që bllokohen sot! Koha dhe itinerari që duhet të ndjekin shoferët